‘Jam lypësi më i mirë për shqiptarët’ Kryemadhi: Transparencë se kush e solli vaksinën! S’kemi nevojë për lypës, shqiptarët paguajnë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka folur për procesin e vaksinimit e cila shprehet se e gjitha kjo është thjeshtë propagandë e qeverisë për të fshehur keqmenaxhimin e situatës, ndërsa shprehet se ka një mungesë totale transparence dhe se Rama duhet të tregojë se nga ku erdhën këto vaksina. Duke komentuar deklaratën e Ramës se ai është lypësi më i mirë për shqiptarët, Kryemadhi tha se kryeministri nuk ka pse të bëhet lypës pasi e ka detyrim të sigurojë vaksinën. Ajo tha se ai dhe qeveria e tij të mos i dërgojë paratë për koncesione pasi qytetarët paguajnë taksa por të sigurojë vaksinën.

“Me shpirt do të doja ta mbaronte për 14 ditë jo për 14 muaj. Me 900 vaksina si do të vaksinojë ky për 14 ditë të gjithë popullatën. Në një javë janë bërë vetëm 400 doza. Historia sikur Shqipëria po buzëqesh sipas Ramës nuk është gjë tjetër veçse buzëqeshje trishtimi  dhe propagande dhe vazhdim i fasadës së një godine të kalbur. Kjo pandemi për të cilën ne pi flasim ka mbyllur mbi 9000 biznese. Ne mbajmë vendin e parë për mbylljen e  bizneseve dhe keqmenaxhim të situatës. Janë 72 mijë vende pune të humbura që nga mbyllja e parë. Kemi parë atë shëmtirë se si është keqmenaxhar kjo pandemi. Procesi  vaksinimit duhet të tregojë origjinën  e vaksinës dhe nga e ka marrë. Këtë marrëveshje konfidencialiteti ta tregojë brenda institucioneve përkatëse, pasi ne nuk e dimë se deri ku shkojnë këto marrëveshje konfidencialiteti dhe këto marrëdhënie të Ramës kanë treguar se kalojnë përtej sigurisë së shtetit Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet? Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset. Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë. Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë. Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.”, tha Kryemadhi


Lajmi kryesor:

Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi te '5 pyetjet': Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon te bizneset personale! Marrim 34 mandate! Rama na ka frikë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë