Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ka menduar edhe emrin e kryeministrit të ri

Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe me dhjetra mbështetës dhe ish-deputetë për t'ju bashkuar protestës tek Kryeministria. 

Nga ana tjetër, nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, marshoi nga selia e LSI me mbështetësit e saj, për tu bashkuar në bulevard me protestuesit. Në këtë rrugëtim në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se vetë kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme dhe madje po mendon sipas saj, edhe se cili do të jetë kryeministri i qeverisë së re. 

"Z. kryeministër ka një problem shumë të madh me shqiptarët, me veten e tij, me besimin e tij në vetvete sepse normal që besimi do ti mungojë në vetvete sepse një njeri që nuk beson në Zot dhe tallet me Zotin, normal që nuk ka se si të kuptojë se çfarë ndodh. Unë mund të them vetëm këtë gjë, që në momentin që Edi Rama flet për zgjedhje të parakohshme, po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, madje po përgatitet edhe për kandidatin për kryeministër të qeverisë tjetër, por ky nuk është problemi ynë, është problemi i z. Rama. Problemi ynë është hapja e negociatave që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ky është problemi ynë, ne aspirojmë për këtë, mjaft më me tranzicionin, mjaft me këtë qeveri dhe shtet të kapur, mendojmë që shqiptarët meritojnë më shumë se kushdo për të qenë anëtarë të BE-së, meritojnë më shumë se kroatët, meritojnë më shumë se sllovenët sepse e kemi filluar procesin e integrimit në Bashkimin Europian me Kroacinë dhe sot Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa ne akoma diskutojmë hapjen e negociatave", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë