Kryemadhi takim me anëtaret e Lëvizjes së Gruas: Do e riorganizojmë që të përfshijmë më shumë gra e vajza në politikë, fokus zgjedhjet 2023

Kryemadhi takim me anëtaret e Lëvizjes së Gruas: Do e riorganizojmë që të përfshijmë më shumë gra e vajza në politikë, fokus zgjedhjet 2023

Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtaret e LGI

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat pjesë e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se grave duhet tu jepen mundësitë për t’u përfshirë në politikë dhe vendimmarrje.

Kryemadhi bën me dije se edhe LGI do të riorganizohet, pasi zgjedhjet vendore të 2023 janë një prioritet për LSI që ka nisur punën për sfidën e radhës.

“Takim me grupin organizativ të LGI për ridimensionimin e kësaj strukture shumë të rëndësishme për përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë. LSI ka qenë forca e parë politike që ka vendosur kuotën 50% të përfaqësimit të grave dhe vajzave në gjithë strukturat e partisë. LSI propozoi vendosjen e kuotës 50% të përfaqësimit në Kodin Zgjedhor e cila u zbatua për herë të parë në zgjedhjet lokale të 2015.

Pasi ne besojmë se gratë dhe vajzave duhet t’i jepen të gjitha mundësitë, shanset për tu përfshirë në politikë dhe vendimmarrje.  Gratë dhe vajzat janë aset për shoqërinë shqiptare dhe është detyrimi jonë t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato përballen çdo ditë.

Fuqizimi i tyre ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës për gratë dhe vajzat është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për forcimin e familjes shqiptare. Zgjedhjet e 2023 janë shumë të rëndësishme dhe roli i grave e vajzave do jetë thelbësor, ndaj puna jonë për të evidentuar gra me integritet, profesioniste dhe të afta për të garuar në sfidën e ardhshme mbetet prioritet”, shkruan Kryemadhi.

Monika Kryemadhi ka nisur takimet në bazë, ndërsa pritet një riorganizmin i strukturave për zgjedhjet vendore të 2023. Kryemadhi ka bërë me dije se do të nisin një tur takimesh me delegatët në të gjitha qytetet e Shqipërisë.  Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur Konventën Kombëtare më datë 25 korrik, ku pritet edhe riorganizimi. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë