Kryemadhi: Detyruam Edi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita, duke denoncuar çdo ditë korrupsionin, detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë. "Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë", u shpreh Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI