Kryeministri Aleksis Tsipras do të zhvillojë një vizitë pune në Moskë më 8 dhe 9 prill, i ftuar nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, “bisedimet e kryeministrit grek me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin dhe kryeministrin Dmitri Medvejev, do të përmbajnë çështje të interesit dypalësh si ndër të tjera, çështje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, të investimeve, energjisë turizmit dhe bashkëpunimit edukativ-kulturor, në kuadër edhe të vitit kushtuar marrëdhënieve Greqi-Rusi, në vitin 2016.

Paralelisht, të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet BE-Rusi, si dhe zhvillimet aktuale në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kuptohet se Rusia nuk do t'i ofronte Athinës mbështetje vetëm prej "afërisë" që ndien me të, si një komb ortodoks në Evropën Juglindore. Putini do të kërkonte çmim, dhe më i preferuari do të ishte përçarja e BE nga qendrimi grek.

Megjithatë, ekonomia ruse është në gjendje të vështirë. Dhe Rusia do të mendohej mirë t'i jepte Greqisë shuma të mëdha parash, që rrezikojnë të mos i kthehen në një të ardhme të parashikueshme. Rusia nuk është në pozitën që të ofrojë qindra miliarda euro, sa me to Greqia të mbetet në eurozonë, thonë analistët. Kështu që ardhmja e Greqisë nën qeverinë aktuale, do të na preokupojë më gjatë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)