Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve përçmuese për komunitetin LGBT

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve përçmuese për komunitetin LGBT

Pamje nga Parada e Krenarisë e mbajtur në Tokio më 2017

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka shkarkuar një këshilltar qeveritar, i cili ka bërë deklarata nënçmuese për çiftet e gjinisë së njëjtë.

Masayoshi Arai është raportuar të ketë thënë se nuk dëshiron të jetojë afër dhe as t’i shohë çiftet e gjinisë së njëjtë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se lejimi i martesave mes homoseksualëve në Japoni do t’i detyronte shumë njerëz që të braktisin shtetin.

Kishida ka thënë se deklaratat kanë qenë “krejtësisht në shpërputhje” me politikat e qeverisjes së tij.

Arai më vonë ka kërkuar falje, duke thënë se qëndrimet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe nuk përfaqësojnë bindjet e kryeministrit. Japonia – shtet që ende i ka të fuqishme normat tradicionale – është vendi i vetëm në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë