Kryeministri Rama, pas takimit me Enver Hoxhajn: Udhëheqësit e UÇK janë pengje, me ta po mbahet peng e vërteta e luftës së Kosovës
Kryeministri Rama gjatë takimit me delegacionin e PDK
Kryeministri Edi Rama priti mbrëmë në një takim, ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe delegacionin që e shoqëronte në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kryeministri Rama ka shprehur mirënjohje për falënderimin e marrë nga Hoxhaj duke theksuar se mbështetja për liderët e UÇK-së është detyrë e secilit.
“Ishte kënaqësi të prisja miqtë nga Prishtina. Ishte një takim më emocional se zakonisht pasi kushtet janë të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e Kosovës dhe UÇK-së e PDK-së janë marrë peng siç është marrë peng historia e Kosovës. Kur them pengje e kam parasysh jo vetëm qenien fizike të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve, por pengu më i madh është e vërteta e luftës.”, ka thënë Rama, duke shtuar se kjo e keqe do të kalojë si tjerat dhe e vërteta për UÇK-në dhe Kosovën do të triumfojë.
Ndërkohë që nga ana e tij Hoxhaj e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë liderëve të UÇK-së.
“Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori moderne nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush dhe qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë shumë dinjitoz. Kemi biseduar edhe për tema tjera për interesat e përbashkëta të të dy vendeve, por qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Gjykatës Speciale ka qenë i qartë. Atje nuk është as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi në mënyrë individuale, por kauza e luftës sonë për liri qëndron para një gjykate.”, ka thënë Hoxhaj.
Enver Hoxhaj zhvilloi gjatë gjithë ditës së djeshme takime me drejtuesit më të rëndësishëm institucionalë dhe politikë në Tiranë.
Kujtojmë se prej gati 2 mujash tashmë 4 ish drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë të akuzuar për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01