Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje Vjosa në Novoselë ku ekipet e Bashkisë së Vlorës janë angazhuar për të pastruar zonën e lumit nga mbeturinat.

Në postimin e tij, Rama thekson dhe njëherë rëndësinë e ndërhyrjeve për mbrojtjen mjedisore dhe pastrimin e hapësirave natyrore.

“MIRËMËNGJES

dhe me angazhimin e ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e Vjosës në Novoselë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në facebook.