Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra
Kryepiskopi Anastas me At Zef Pllumin në Rinas në vitin 1991
Me rastin e 95 - vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, mori urime të shumta nga personalitetet e Shtetit Shqiptar.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjithashtu, urime u përcollën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, Klodjan Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj.
Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj.
Të shumta janë urimet nga i gjithë populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë, klerikë e laikë, të cilët shprehën urimin për jetë të gjatë plot shëndet, si dhe mirënjohje e falënderime për punën misionin, vizionin plot përkushtim ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqëfale të Shqipërisë.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.4%
-
Trump
51.3%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
B40/ Veliaj me të rinj nga rajoni: Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, një mundësi për të treguar vlerat kulturore
3 Nëntor, 14:47
-
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
2 Nëntor, 15:43
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Tiranë/ Qëlloi 8 herë me thikë të riun, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
2 Nëntor, 15:18
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31
-
Pa stadium, tifozë dhe ekip! 'Diktatura' e FSHF-së dhe pësimet e KF Tiranës që rikthejnë makthet e së shkuarës
2 Nëntor, 09:54
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor, 09:28
-
Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s
1 Nëntor, 16:51
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Turizmi mban në ‘këmbë’ besimin në ekonomi! Ngec sektori i ndërtimit, më pak porosi për apartamente
1 Nëntor, 15:43
-
Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës
1 Nëntor, 15:35
-
Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK, i kthejnë telefonin e të birit
1 Nëntor, 15:18