Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza' tek trafikantët, Pëllumb Gjokës i dilte garant në biznes! Shefi i antitrafiqeve me parcelë droge

TIRANE- Henerigert Mitri ishte drejtor i Policisë së Lezhës, por detyrën e tij që duhet të ishte në shërbim të komunitetit e kishte vënë në dispozicion të krimit. Në vend të kryepolicit ai bënte më mirë drejtimin e kultivimit të kanabis sativa në qark. Kryepolici, kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.

Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen.

Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.

Ndërkohë, Henerigert Mitri, në një rast mori policinë e Mirditës që të ndryshonte vendin e kontrolleve pasi ishin pranë banesës së një trafikanti që ishte bashkëpunëtor me Klodian Shahinin, Pjetër Kola. Ndërkohë, në përgjimet e SPAK del hapur shqetësimi që kanë trafikantët për largimin e Mitrit nga detyra, pasi u iku një bashkëpunëtor. Ish-drejtori i Policisë Lezhë kishte komunikim të vazhdueshëm edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua për dosjen “Metamorfoza”, dhe i jepte garanci për biznesin e tij. Në një komunikim mes të dyve, Henerigert Mitri i thotë Pëllumb Gjokës që t’i komunikojë drejtorit të hipotekës që të shkojë ta takojë se do i thoshte që të ruhet, çfarë tregon se Mitri u shërbente të gjithëve.  Më pas e komunikon pas disa ditësh sërish me Gjokën dhe i thotë se ai nuk e kishte falendëruar për punën që i kishte bërë.

Mitri dhe Gjoka bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ushtrimin e lojërave të fatit në bar kafe “Meduza”, duke e siguruar Gjokën se sa të ishte drejtor mund ta bënte punën pa problem. Nga një kontroll i befasishëm që i ishte kryer dhe që drejtori nuk kishte dijeni, Gjoka ishte mërzitur dhe drejtori Mitri e ndihmoi dhe u interesua deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës që ishte emëruar për të luftuar krimin në atë qark, në fakt udhëzonte Gjokën edhe se ku duhet t’i jepte paratë ryshfet, deputetëve në Tiranë që të mos bënin kontrolle.

Nga ana tjetër sipas SPAK, Klodian Shahini shërbente jo vetëm për trafikun e drogës por kishte dijeni edhe ngjarje edhe më të rënda kriminale, si atentatet. Shihi kontrollonte targat në sistem se kush i kishte dhe për këtë informonte Elson Reçin, me të cilin në aplikacionin “SkyECC” fliste edhe vetë drejtori Mitri. Shahinit i del emri dhe në atentatin që Reçi i bëri Preng Gjinit, me shpërthimin që tronditi Tiranën shtatorin e vitit 2020. Reçi e informonte Shahinin se ishte afër eliminit të Gjinit, atentat që do ë bënte vetë pasi Nuredin Dumani i kishte kërkuar 200 mijë euro nga 150 mijë maksimumi që ai kishte ofruar.

Për dy ish drejtuesit në policinë e Lezhës rëndojnë shumë akuza, ndërsa vetëm këtë të hënë, 20 maj, kryepolici Rrumbullaku vendosi përjashtimin e tyre nga uniforma e policisë, të cilën e shfrytëzuan për vite në shërbim të krimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
I zbuloi Sky - ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë

TIRANE- Me urdhër të drejtorit të Policië së Shtetit u përjashtuan nga radhët e policisë, dy efektivë, njëri me gradë drejtues e tjetri me gradë komisar, të cilët në vitin 2020 ndërsa kishin funksione drejtuese në Policinë e Lezhës bashkëpunonin me anëtarë të grupeve kriminale për të organizuar dhe drejtuar kultivimin e kanabisit por dhe të lojrave të fatit.

Bëhet fjalë për Henerigert Mitrin, i cili në 2020 në Lezhë ka pasur detyrën e Drejtorit të Policisë së Lezhës dhe Klodian Shahini, atë vit ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë" informoi sot policia e Shtetit.

Dy emrat e tyre u zbuluan më 18 maj, në kuadër të megaoperacionit që SPAK ndërmori për shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që vepronin në qytete të rëndësishme të vendit.

Sipas SPAK.Mitri me Shahinin dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën, Mitri organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Jo vetëm kaq Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reçi, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.

Po kështu dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Veprimtaria e tyre i zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky.

Aktualisht Mitri kishte detyrën e shefit të sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. Ndërsa Shahini kishte detyrën e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër,

Përjashtimi

Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, u vendos përjashtimi nga policia për:

Drejtues Henerigert Mitrin, me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/1, 334, 259, 197/3 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisar Klodian Shahini me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

“Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale. Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t'i shmanget asaj”.

Emrat e dy efektivë rezultojnë në mesin e 50 emrave pjesë e megaoperacionit të SPAK për të goditur shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Në kuadër të operacionit të ndërmarrë më 17 maj rezultojnë 20 persona të arrestuar nga 50 urdhëarreste të firmosura nga SPAK.   

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ado: 20/05/2024 21:21

    Nuk ka faj Gerti pse e bene Drejtor.Jane te rralle ato qe e refuzojne kete post. Kush e ka bere Drejtor?.nuk besoj Drejtori i P.Shtetit!. Sa ka si puna e ketij qe jane edhe me te zhytur ne llu.Shoqeria ka degjuar per peshq te medhenj te implikuar ne krime te tmerrshme vrasje,kokaine,gjobvenie,qe hashashi apo lojrave te fatit jane dore e katert apo e peste. Megjithate per Gertin me vjen keq, nje oficer i larte e me karriere te bjere viktime e te pa beseve.Ky eshte posti i pa merituar,qe vazhdon te dominoje shoqerine Shqiptare,para dhe post komuniste.

    Përgjigju
    • Besi: 21/05/2024 08:26

      si nuk ka faj kur ka mashtruar financen italiane ketu eshte sky nuk e kupton qe solli vetpastrimin e policise dhe nuk iku kur iu dha mundesia

  • aliu: 20/05/2024 21:11

    Për mua duhet hetuar dhe se cili person e ka propozuar këtë Mitrën për drejtor. Katapultimi direkt drejtor në Lezhë e më pas në Dibër, ka prapavijë të pastër kriminale dhe politike nga ata që e propozuan, ata që paguan për emërimin e tij dhe nga ai që e firmosi emërimin e tij. Që nuk do shumë hetim se cilët janë këta persona politikë, brenda policisë dhe oligarkë të krimit, që kanlë ndërhyrë për këtë emërim.

    Përgjigju
    • geno: 20/05/2024 21:26

      po kush i emeron keto pulicat drejtora, ay qe ve firmen ay eshte edhe bashkepunetor

  • Ish Oficeri: 20/05/2024 20:58

    Me e bukura eshte se nje nga faktoret kryesore mbeshtetes te krimit jane mediat te cilat keqinformojne publikun . Te marrim nje shembull te thjeshte , keni mbushur cdo faqe me titujt : Perjashtohen nga policia e shtetit , por ne asnje rast nuk keni dhene informacion a jane ndaluar akoma apo jane ne arrati dhe e gjitha kjo jo pa qellim kjo per te mos demaskuar ata qe i mbeshtesin dhe ju mundesojne arratine ktyre . Kjo qe beni ju eshte minim i drejtesise .

    Përgjigju
  • altin: 20/05/2024 19:52

    keta duhet futur ne burg 20 vjet,,,police hale,,,,e ti rrifni ne burg,,derisa ti dali shpirti...

    Përgjigju
  • Pjeter: 20/05/2024 19:38

    Po nuk bene ligje te pershtateshme ,sidomos kunder funksionare te policise se shtetit,te drejtesise e istitucioneve shteterore per korrupsion te rende,per lidhje me krimin e organizuar me nje "agravante" qe keta persona te mos dalin pa 25-30 vjet burg,ky fenomen nuk ka per tu ndalur!! Ligjet behen ne parlament e propozohen nga subjektet politike, e pikerisht ketu qendron problemi nr.1 ne per partite politike,nuk duat te rrezikojne burgun kaq gjate,prandaj kemi ligje vari lesht,qe hyn uje nga te katerta anet dhe keta personazhe,max,bejne nja dy-tre vjet,e ikin gezojne parate e krimit larg Shqierise.

    Përgjigju
  • shkoder: 20/05/2024 18:41

    shifne pak edhe kyt Kujtim cardakun nshkoder

    Përgjigju
    • Avokat: 20/05/2024 20:29

      E ka pa Zoti ate legen

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, UEFA gjobit FSHF-në me 47 500 euro

Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, UEFA gjobit FSHF-në me 47 500 euro