/ATSH/.-Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot paradite, u bë e ditur zyrtarisht, ndërsa nuk është njoftuar axhenda.
Në mbledhjen e Kryesisë pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit kushtuar shqyrtimit dhe mbase edhe miratimit të amandamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me themelimin Gjykatës Speciale.
Media thekson se, partitë opozitare vazhdimisht janë deklaruar kundër themelimit të Speciales, ndërsa pozita, presidentja dhe misionet diplomatike bëjnë thirrje që Kuvendi ta votojë para se një gjë të tillë ta bëjë Këshilli i Sigurimit.
Në Bruksel dje ka filluar punën Prokurori i ri udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese (SITE), David Schwendiman. Ai me këtë rast ka publikuar një deklaratë, në të cilën theksohet se "postin e prokurorit udhëheqës të SITE e marr me ndjenjë të fuqishme të përgjegjësisë".
Më tutje, ai theksoi se "angazhimi im është riafirmim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për ta parë këtë proces duke lëvizur dhe është edhe një shenjë tjetër e bashkëpunimit të afërt BE-SHBA". Schwendiman është shprehur se "mbështet plotësisht punën hetuese që është kryer nga ekipi SITE dhe deklarata e bërë nga paraardhësi, ambasadori Clint Williamson, në korrik të vitit 2014"
/Shqiptarja.com