I veshur si një pirat dhe me një shpatë që e vërtiste në duar , kryetari i Bashkisë Bill de Blasio marshoi bashkë me familjen e tij dhe shumë qytetarë të tjerë në Paradën e përvitshme të Sirenës së Ishullit Coney.
Ai bashkë me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët morën pjesë të veshur me kostume në rolin e Mbretëreshës Sirenë dhe Mbretit Neptun.
Aktrimi i tyre ishte mjaft i këndshëm, meqë nuk ishte hera e tyre e parë në dalje të tilla, pasi të dy fëmijët kanë marrë pjesë dhe më parë në reklamat e krijuara gjatë fushatës elektorale të suksesshme te kryebashkiakut De Blasio në vitin 2013.
Për shkak të shtypit dhe grupit të mbrojtjes, ishte e vështirë për turmën për të parë më nga afër kryebashkiakun me familjen e tij.
Parada e Sirenës është gjithnjë një shfaqje shumë-ngjyrëshe dhe shënon ardhjen e verës me kostume kreative, me ngjyra të forta dhe kërcimtarët që vallëzojnë kërcime egzotike.
Në çdo vit që është mbajtur eventi në Bulevardin Surf të Ishullit Coney pranë zonës së Brooklyn, koha ka qenë me diell dhe e ngrohtë, duke shënuar realizime të suksesshme të 32 organizimeve të tij.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO