Drejtuesja e KPA-së takim me homologët moldav, në fokus shkëmbimi i praktikave ligjore në lidhje me procesin e vettingut

Drejtuesja e KPA-së takim me homologët moldav, në fokus shkëmbimi i praktikave ligjore në lidhje me procesin e vettingut

Kryetarja e KPA-së Albana Shtylla, gjyqtarët e Kolegjit dhe Ministri i Drejtësisë së Moldavisë Sergiu Litvinenco së bashku me delegacionin

Ditën e sotme drejtuesja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla dhe gjyqtarët e Kolegjit pritën sot në takim një delegacion moldav të kryesuar nga Ministri i Drejtësisë së Moldavisë Sergiu Litvinenco.

Qëllim i takimit ishte shkëmbimi i praktikave më të mira dhe njohjen me mënyrën e funksionimit të procesit të vetting-ut, kuadrin ligjor, mekanizmat dhe institucionet e përfshira, rezultatet e implementimit, si dhe perceptimin e publikut për këtë proces.

Ashtu sikurse bëri dhe Shqipëria, Moldavia ka nisur një reformë ambicioze në sistemin e drejtësisë me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Një nga reformat me impakt të veçantë që i është premtuar publikut moldav, është kryerja e procesit të vetting-ut, vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nxjerrja jashtë sistemit e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë me sukses procesin.

Në përbërje të delegacionit moldav të kryesuar nga Ministri i Drejtësisë ishin edhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe drejtues dhe këshilltarë ligjorë të departamenteve të këtyre institucioneve, të cilët u informuan rreth ecurisë së deritanishme të procesit të vetting-ut, si pjesë thelbësore e reformës në drejtësi në Shqipëri.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja