KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Sovjan-Korçë, ku makina tip “Reno”me targa KO 8946A ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën 30- vjeçarja, Etleva Sallo, pasagjere në mjet, ndërsa kanë mbetur të lënduar drejtuesi i makinës dhe një tjetër pasagjer.

Mësohet se 30-vjeçarja po kthehej nga një festë me rastin e ditës së gruas, 8 marsit.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në shpitalin e qytetit juglindor ku ndodhen nën kujdesin intensive të mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethnave të plota të këtij aksidenti.

[gallery]21365[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com