Kthehen emigrantët, radhë të gjata për pasaportat në Gjirokastër/ Rrezik për përhapjen e Covid19

Qytetarë të shumtë kryesisht emigrantë kanë pritur me orë të tëra në radhë për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti. Radhët e gjata shihen në zyrat e ADISA-s dhe Postës Shqiptare në qytetin e Gjirokastrës. Qytetarët kërkojnë që të shtohet numri i sporteleve, ndërsa qëndrimi në radhë pa ruajtur distancën po kthehet në shqetësim edhe për përhapjen e Covid19.

Qytetarë të shumtë janë dyndur që në orët e para të mëngjesit në zyrat shërbimeve publike.

Që prej orës 6:00 janë vënë në radhë dhjetëra qytetarë kryesisht emigrantë që aplikojnë për dokumentet e identifikimit biometrik, pasaporta dhe karta identiteti.

"Nuk vendosin numra atje, që të vijë filan numër. S'ka organizim, çfarë të bëjmë. Kanë ardhur dhe punonjës të rendit, bërtitën e ikën edhe ata. Rrëmujë është", tha njëri nga qytetarët që po priste në radhë.

Orët e gjata të pritjes dhe mos respektimi i distancës ka shkaktuar edhe debate mes qytetarëve dhe punonjësve të rendit.

Ata shprehen se kanë ditë të tëra që vijnë dhe nuk mbarojnë punë për shkak të fluksit ndaj kërkohet që të shtohet numri i sporteleve.

"Kemi aplikuar që të mërkurën për pasaportë tre ditore, e sot është e hënë. Erdha të premten se më gënjyen atje brenda, më thanë që do të vish në dy pa një çerek. Këta mbyllen që në orën 1. Vij prapë sot, kam dy orë këtu, kam numrin 85", tha një tjetër qytetare.

Pothuajse e njëjta situatë vërehet edhe në zyrat e filialit të Postës Shqiptare në Gjirokastër, duke shtuar rrezikun për përhapjen e virusit corona. 

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 12/08/2020 12:29

    Keta punonjesit e firmes private qe prodhojne pasaportat nuk jane te afte ti sherbejne qytetareve, policia duhet te mare masa dhe te gjobise firmen qe krijon rremuje

    Përgjigju
  • ymeri: 11/08/2020 23:48

    MBANI MASKA DHE DISTANCE 2 M NGA NJERI-TJETRI....SE DO LINI KALAMAJTE RRUGEVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës