Këngëtari Flori Mumajesi ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë. Para disa javësh, kur festonte ditëlindjen Flori ka paralajmëruar se do të kthehet sëshpejti në tregun muzikor. Dhe me sa duket e ka mbajur fjalën, pasi sipas një postimi të këngëtares kosovare Shkurte Gashi, Flori dhe ajo do të vijnë në një bashkëpunim.
' Së shpejti'shkruan Shkurte krah fotos ku duket se është pjesë e shkëputur e klipit të ri. Ajo nuk ka preferuar të nxjerrë në dritë detaje të reja.
Komento