Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka reaguar pas kthimit të ligjit për mbetjet nga Nishani duke shprehur keqardhjen.
Ata shprehen të zhgënjyer me vendimin për mos dekretimin e ligjit, pasi sipas tyre është bërë objekt i betejave politike.
Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë mbyll reagimin duke deklaruar se në ditët në vazhdim do të vijojmë të japim të gjtha argumentet për domosdoshmërinë e miratimit të këtij ligji.
"Shoqata e Ricikluesve te Shqiperise, shpreh keqardhjen e vet te thelle, per mosdekretimin nga ana e Presidentit te Republikes, te Ligjit nr.92/2016 per lejimin e importimit te lendeve te para per industrine e riciklimit.
Jemi te zhgenjyer qe, nje ceshtje me implikim qartesisht vetem ekonomik, social dhe mjedisor behet objekt i betejave politike te radhes.
Shoqata e Ricikluesve ne ditet ne vazhdim do te vijoje te jape te gjtha argumentet e saj per domosdoshmerine e miratimit te ketij ligji" mbyll deklaratën Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë.
Sot, në ditën e fundit të afatit kushtetues, Presidenti Bujar Nishani vendosi të kthejë për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin e Mbetjeve.
Presidenti arsyetoi se, Ligji për Importin e Mbetjeve nuk është detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, shkel nenin 59 të Kushtetutës, që synon mjedis të shëndetshëm, u miratua me procedura të përshpejtuara, duke mos lënë vend për transparencë, si dhe, fakti që nuk mori vetëm 63 vota, sipas Presidentit, kjo vë në dyshim rregullsinë e Ligjit.
Ky vendim vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit pati me Aleancën kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Industrisë së Riciklimit.
Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili muajin e fundit ka qenë në qendër të debatit politik dhe mediatik, u miratua dy javë më parë me 63 vota të maxhorancës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com