Kaosi në Kuvend, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Flamur Nokën! ‘Falen’ Bardhi, Salianji, Paloka e Baçi

TIRANË- Pas kaosit të rikthyer, deputeti Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Partia Socialiste iu kthye ‘skenarit’ të vjetër, ku kërkoi përjashtimin e 5 protagonistëve. Por, ndëshkim u mor vetëm për Nokën, ndërsa Sekretariati i Etikës fali Gazment Bardhin, Ervin Salianjin, Luan Baçin dhe Edi Palokën.

Flamur Noka ishte protagonisti i zellshëm i kaosit, i cili që në nisje të seancës plenare mbante foltoren e Kuvendit të bllokuar, pas kërkesës për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD. Më tej, Noka përdori fjalë ofenduese ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, duke e cilësuar si turp të Kuvendit, apo duke e cilësuar si përfaqësuese të narko shtetit.  

Më tej Noka u përplas edhe me anëtarë të kabinetit qeveritar, ndërsa në një moment nuk lejoi deputetin socialit Nasip Naço që të mbajë fjalën duke i marrë mikrofonin, ndërsa shtyu edhe punonjësin e Gardës.

“Deputeti Flamur Noka që në nisje pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke mbajtur të bllokuar foltoren dhe mikrofonin. Deputeti ka përdorur disa herë fjalë të rënda fyese e kërcënuese ndaj Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, të cilët mbajtën fjalën e tyre nga vendi për shkak të bllokimit të foltores.

Gjithashtu Noka i ndërpreu fjalën deputetit të Partisë Socialiste z. Nasip Naço dhe u konfliktua me punonjësin e sigurisë i cili ishte aty pranë. Kryetarja e Kuvendit i tërhoqi disa herë vëmendjen z. Noka për sjelljen e tij duke i kërkuar që të riktheheshin në normalitet, por sjelljet e tij vijuan të jenë të njëjta, duke detyruar Kryetaren t'i japë masë disiplinore "përjashtim nga seanca plenare", thuhet në kërkesë.

Kaosi në seancën plenare të 6 qershorit erdhi pas kërkesës së Bardhit për rikthimin e sali Berishës në grup parlamentar, por Kuvendi nuk e pranoi me argumentin se duhet të ketë një vendim partie. 

Kliko këtu për te parë dokumentine plotë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata i dha vulën Berishës, çfarë duhet të bëjë Basha?



×

Lajmi i fundit

Seanca në Apel për Safet Gjicin, shtyhet më 20 qershor! Mungoi Alma Kaçi

Seanca në Apel për Safet Gjicin, shtyhet më 20 qershor! Mungoi Alma Kaçi