Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine

Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat, të dhënat na tregojnë edhe për shtrirjen e shqiptarëve nëpër botë, vende atipike, të cilat nuk janë të njohura si destinacione për traditën tonë emigruese.

Askush nuk surprizohet kur shqiptarët e Italisë  dhe Greqisë së bashku, përbëjnë gjysmën e aplikantëve. Nuk është habi as përqendrimi i shqiptarëve në Gjermani, SHBA apo Angli.

Edhe pse numrat e aplikimeve jashtë këtyre vendeve janë të ulëta, fletët tona të votimit do të fluturojnë në zarfe të mbyllur në të gjithë kontinentet. Ndoshta për herë të parë do të diskutojmë, për një shtet të vogël ishullor afër Afrikës, të quajtur Shën Helena, një territor britanik në jug të Oqeanit Atlantik. Nga aty kanë aplikuar deri tani 11 votues shqiptarë. Nga dy vende të tjera afrikane, si Zambia apo Angola, kanë ardhur nga një aplikim.

Bien në sy edhe kërkesa nga shqiptarë që jetojnë në disa ishuj ekzotikë, në Karaibe, si Anguila nga ku kanë ardhur 8 aplikime, Ishujt e Virgjër Britanikë me 4 aplikime, apo kërkesa nga Guadalupe, Antigua dhe Barbuda e deri në Meksikë.

Në Evropë, ka ardhur një kërkesë nga ishull i vogël afër Anglisë, autonon në varësi të kurorës britanike, ishulli i vogël i Menit, pjesë e pellgut britanik.

Shtrirja e shqiptarëve në Azi është e gjerë, nga India, në Kore, Filipine e Singapor.

Harta mund të zgjerohet edhe më tej deri në 4 mars, me vende që mund të mos i kemi dëgjuar kurrë, e jo më të na kishte shkuar mendja se jetojnë shqiptarë, e aq më shumë, shqiptarë të angazhuar që duan edhe të votojnë.

Afrika
Shën Helena- 11
Zambia- 1
Angola- 1
Amerikë
Anguila- 8
Ishujt e Virgjër Britanikë- 4
Guadalupe- 1
Ishujt e Virgjër, SH.B.A -1
Antigua dhe Barbuda- 1             
Meksikë- 2
Azi
Koreja e Jugut- 2
Kazakistan- 3
Kina- 2
Indi- 2
Hong Kong- 2
Afganistan- 1
Singapor- 1
Filipinet- 1
Europë
Ishulli i Man- 1

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 15/01/2025 00:50

    Me gjithe respektin per shqiptaret e disapores qe jane padiskutim nje vlere shume e madhe per ne, une mendoj qe nuk eshte e drejte qe dikush qe jeton, punon dhe paguan taksa jashte Shqiperise te kete njelloj te drejten me dike qe jeton, punon e paguan taksa brenda Shqiperise. Pse duhet te vendose dikush qe nuk jeton ketu se kush do na qeverise ne qe jetojme ketu. Ka goxha absurditet! Edhe pse dikush do te thote qe ata sjellin parate e tyre ketu, une perseri mendoj qe nuk duhet te kene te njejtat te drejta me mua qe jetoj ketu. Ne fund te fundit parate i sjellin per familjaret e tyre dhe per me teper ka ndikim edhe ne inflacionin e cmimeve te banesave dhe indirekt kane bere dem ndaj atyre qe jetojne e punojne ketu. Sepse kane paga shume me te ulta se ata qe jetojne jashte. Dhe si rrjedhoje nje individ qe jeton ketu e ka shume here me te veshtire te bleje nje banese per te jetuar per shkak te cmimit teper te larte qe e ka vendosur tregu.

    Përgjigju
  • Niçe: 14/01/2025 23:05

    Do jenë simpatizantë të Napoleon Bonapartit këta të Shën Helenës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit