Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka bërë publike mesditën e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e vlefshme për kualifikueset 'Euro 2020'.
Nga 29 lojtarë të grumbulluar për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e 'Euro 2020', vihet re se 18 i përkasin listës së përpiluar nga ish- tekniku italian, Gianni De Biazi, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë kanë regjistruar rezultatet më të larta. Ndërkohë, tekniku 73-vjeçar ka deklaruar se i ka besuar 'gardës së vjetër' duke qenë se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion, e ndërsa ka konfirmuar se po vëzhgon 25 lojtarë.
"Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin dhe lojtarë të tjerë që kanë qenë me Panuccit, por më duhet të kem kohë që të shoh gjendjen e lojtarëve. Ju e keni parë dhe lojtarët e kaluar, kemi marrë lojtarë të Partizanit. Janë ato lojtarë që kanë qenë më parë. Kam një listë me 25 lojtarë që unë po i ndjek", tha Reja.
Kombëtarja shqiptare do të përballet në 8 dhe 11 qershor me Islandën dhe Moldavinë, ku përbërja e ekipit nuk është shumë surprizë. Surpriza e vetme është grumbullimi i 19-vjeçarit Marash Kumbullës, futbollistit shqiptar që luan me Veronën, i cili është thirrur për herë të parë me kuqezinjtë. Në sy bie rikthimi i Sokol Cikalleshit, pas 8-muajsh jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit, si dhe i Lenjanit. Largimi i trajnerit Christian Panucci ka risjellë në kombëtare Emir Lenjanin. Lojtari nga Prishtina mori vendimin drastik si protestë ndaj italinin për injorimin e vazhdueshëm, që sipas tij ka qenë aspak i merituar.
Nga 4 lojtarët e grumbulluar nga Partizani, ka mbijetuar vetëm Alban portieri Hoxha. Trashi, Telushi dhe Mala u lanë jashtë kuqezinjve për dy ndeshjet e ardhshme. Në dy ndeshjet e tij të para, Reja nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë të rëndësishëm si portieri Strakosha dhe dy mbrojtësit Gjimshti dhe Mavraj për shkak të dëmtimeve.
Në portë: Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Gentian Selmani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Naser Aliji, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Frederik Veseli
Mbrojtës: Enea Mihaj, Egzon Binaku dhe Mërgim Mavraj
Mesfushë: Amir Abrashi, Migjn basha, Ledjan Memushaj
Mesfushë: Ergys Kaçe, Emenuele Ndoji, Kristi Qose, Myrto Ozuni
Mesfushë: Taulant Xhaka, Ylber Ramadani, Ermir Lenjani
Në Sulm: Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda dhe Roshi