21 nëntor 2013. Zagrebi ka filluar të vishet për festat e fundvitit me një shkëlqim të butë, si shiu që ka nisur shtruar. Njerëzit shëtisin rrugëve të gjera në grupe ose vetëm, por është kaq qetë, pa atë zallamahinë e qendrës së qyteteve të mëdha. Duket kaq e papërshtatshme që në këtë atmosferë të flasësh për një temë jo dhe aq festive, madje të shëmtuar për çdo qytet a shtet. Këtë mendoj ndërsa i drejtohem sallës në Sheraton ku diskutohet për trafikimin dhe prostitucionin në një konferencë rajonale të mbështetur nga Instituti Suedez. Rreth 100 vetë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Kosova dhe Suedia diskutojnë si ta ndalin këtë dukuri që është skllavëria e re e shekullit. Sepse duhet folur për të, edhe pse nuk është e këndshme.
Edhe vajza që na ndihmon me përgatitjet mendon të njëjtën gjë: nuk flitet shumë për prostitucionin në Zagreb edhe pse ai ekziston. Monika është 23 vjeç dhe studion në Universitetin e Zagrebit. Ajo thotë se s’di shumë gjëra për këtë temë pasi për njerëzit kjo është një temë tabu. “Kështu ka qenë gjithmonë, thotë ajo, njerëzit nuk e bëjnë dallimin nëse ato janë të detyruara apo jo të prostituojnë, ato janë prostituta dhe kaq. Perceptimi është shume negativ për këtë kategori, sepse shoqëria jonë është shumë e mbyllur.
Është shumë e vështirë të ndryshosh këtë perceptim dhe t’u japësh një mundësi të rehabilitohen nëse dalin nga cikli i prostitucionit.” Monika thotë se tema e trafikimit është jo popullore në Zagreb pasi nuk ka shumë të huaj në Kroaci dhe media nuk flet shumë për këtë. Unë vetë përpiqem të kujtoj kur ka qenë hera e fundit që trafikimi i qënieve njerëzore ka qenë temë e ditës në Shqipëri dhe me vjen ndër mend nje fushatë ndërgjegjësimi me balerinën El Said me sloganin “Ti nuk je për t’u shitur”(2006). Pastaj lajme sporadike tek- tuk. “Megjithatë është një biznes që nuk është ndalur asnjëherë,” më thonë njerëzit që merren çdo ditë me këtë punë në polici, prokurori, në qendrat e rehabilitimit dhe ngrenë shqetësimin që vitet e fundit vërehet një rritje.
Ato që dëgjoj, nuk mund të të lënë indiferent. Edhe pse duket si film i parë, ka zhvillime. Çfarë ka të re?
Shënjestra e re: të miturit!
Në Shqipëri, viktimat e trafikimit janë të moshës 16-30 vjec. Rekrutimi bëhet nëpërmjet premtimeve për martesë ose punë. Media sociale si Facebook përdoret për të rekrutuar gjithashtu. Destinacioni I viktimave të trafikimit është Gjermania, Zvicra, Italia, Kosova, Anglia (ku qëndrojnë me dokumente të rreme). Sande Kitanov, koordinator kombetar per trafikun e qenieve njerëzore në Maqedoni thotë se ka rritje të viktimave të trafikimit midis të miturve, mosha 14-18 vjeç. Ka një rritje të numrit të vendaseve në krahasim me të huajat.Në Serbi, 45% e viktimave të trafikimit janë të mitur. Të rrezikuar mbeten pjesëtarët e romëve etnikë në Ballkan. Akoma më keq, ka raste të rekrutimit nga vetë viktimat të të miturve të tjerë. A duhen hetuar edhe pse janë vetë viktima?-pyet një prokurore nga Bosnja. Nuk ka përgjigje të prerë, por një qasje është që rekrutimi në këto raste bëhet nën presion nga tutorët e tyre. Të miturit veçanërisht janë të manipuluar që në fillim, rriten me ndjenjen e turpit dhe te fajit. Pse ky shtim i numrit të të miturve si viktima të trafikimit? Zonja nga rrjeti antitrafik kroat Petra thotë se të miturit, ndryshe nga të rriturit, mund të përdoren edhe për forma të tjera të shfrytëzimit përveç prostitucionit, si psh për lypje ose për krime.
Një arsye tjetër janë problemet në familje , të cilat shtyjnë adoleshentet ta kërkojnë zgjidhjen tek martesat e detyruara. Arsyeja madhore pastaj mbetet varfëria. Para saj, nuk bëjnë punë as fushatat , as parandalimi. Më kujtohet kriza ekonomike që sillet rrotull në rajon ndërkohë që ka gjunjëzuar Greqinë. Më kujtohet gjithashtu që para dy-tre javësh pashë në TV Italian një kronikë lidhur me shtimin e të miturve në rrugë ose siç quhen ndryshe “baby-prostitutes”. Studimet tregojnë se ata që ngecin në moshë të re në rrjetat e trafikut e kanë dhe më të vështirë të shkëputen prej saj. Është tunduese fitimi në kohë të shkurtër po Zv/Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë Thomas Ahlstrand thotë se nuk ka prostituta të lumtura. “71 përqind përjetojnë dhunë nga klientët e tyre, 63% janë përdhunuar, 89% do donin të dilnin nga rrjeti dhe 64 % shfaqin simptoma të çrregullimit mendor si pasojë e traumës”, rendit faktet ai.
Modeli suedez-godit të keqen te rrënjët
Në vitin 1999, Suedia u bë i pari vend në botë që kriminalizoi blerjen e shërbimeve seksuale, jo shitjen e tyre. Shqip, të kërkosh seks në këmbim të parave është e paligjshme në Suedi dhe kundravajtësit dënohen me gjoba deri në 1 vit burgim. “Kur e prezantonim fillimisht ligjin në vende te tjera, njerezit qeshnin,” kujton Patrick Cederlof, Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerezore në Suedi. “Edhe vetë nuk isha i bindur sesi mund të funksionojë një ligj që ndalon vetëm njërën pjesë të aktivitetit. Por faktet janë kokëforta dhe sot modeli suedez po fiton terren.” Aktualisht në Suedi ne vitet e fundit kemi zero raste të trafikimit, sepse trafikantët nuk e shohin Suedinë si treg të mirë për prostitucion. “Nuk është puna te paratë,” më thotë inspektori Simon Haggstrom, nga Njësia e forcave policore kunder prostitucionit në Stokholm pasi e pyes për masën e gjobës duke menduar pasunarët që mund të paguajnë gjithë gjobat e botës.
Gjoba varion sipas të ardhurave të blerësit të shërbimeve seksuale, më e ulta është 250 euro kur është i papunë. “Puna është tek turpi, sepse shoqëria e dënon këtë veprim si të ulët.” Pak para tij zv prokurori i përgjithshëm ka treguar me shifra efektin e ligjit, i cili së pari ka ndikuar atë si person e pastaj edhe të tjerët. “ Burrat e vërtetë nuk blejnë seks. Në 5 vitet e para kishim 5 raste të trajtuara, tani kemi mbi 300 raste në vit. Kemi më pak burra që blejnë seks: në vitin 2008 ky numër ra në 7.9% nga 13.6% që ishte”. ”Sigurisht që do marrë kohë”, paralajmëron ai, kur përballet me skepticizmin tim mbi funksionimin e ligjeve në shtetet e Ballkanit, “por fakti që ligjet nuk i ndalojnë fenomenet, nuk do të thotë të mos bëjmë ligje.”(Anglia njofton pas lajmit të fundit mbi lirimin e tre grave të mbajtura si skllave për 30 vjet se do nxjerrë një ligj për skllavërinë moderne). Por shembulli suedez tregon se shteti është serioz në luftimin e kësaj dukurie që përdhos dinjitetin e njerëzve dhe ushqen një rrjet kriminal të organizuar që qarkullon 30 miliard dollarë fitime.
Teoria suedeze është e thjeshtë: ul kërkesën dhe tregu do të shuhet vetë pa paratë e atyre që kërkojnë këto lloj shërbimesh. Maqedonia ka përvojë tjetër: vetëm 15 klientë janë dënuar edhe pse një ligj i ngjashëm (që dënon klientët) është në fuqi prej 2008, ashtu si dhe në Shqipëri prej 2 vjetësh. “Shumë e vështirë të provohet fajësia e klientit,” thotë koordinatori nga Maqedonia, ndërsa prokurori suedez thotë se sigurimi i provave nuk është i vështirë. Kjo vjen dhe prej faktit se shumica e kerkesës për shërbime seksuale në Suedi bëhet nëpërmjet internetit në faqe që policia i mban nën vëzhgim.“ Duke e luftuar prostitucionin në shtëpi, Suedia ka dhënë një kontribut në tkurrjen e tregut dhe rrjetit të trafikimit. Fatkeqësisht ka shumë vende të tjera që ofrojnë treg për këtë lloj aktiviteti kriminal që paraqet formën më të egër të shfrytëzimit të grave dhe fëmijëve. “Ky është problem ndërkombëtar dhe duhet të jemi bashkë në luftimin e tij, thotë ambasadori suedez në Kroaci, z.Lars Schmidt .”Na kushton më shumë po ta tolerojmë.”
Kura afatgjatë: edukim, zhvillim, mbështetje
Modeli suedez na ndihmon të kuptojmë edhe dicka tjetër: që e keqja duhet goditur tek rrënjët. Nëse vende si Shqipëria apo Ballkani janë vende të origjinës dhe jo thjesht të destinacionit të trafikut të qenieve njerëzore si Suedia, duhen kuruar rrënjët që pjellin trafikim. Kjo do të thotë edukim dhe zhvillim ekonomik. “Shumë nga viktimat e trafikut nuk mund të ndihmohen të gjejnë një punë , sepse nuk kanë arsim- pranon Patrik Cederlof . Një pikëpamje që e mbron edhe prokurori shqiptar, Madrid Kullolli, shef i task force për trafikun në Prokurorinë e Përgjithshme. “Dukuri të tilla shërohen me stabilitet ekonomik dhe politik,-thotë ai. Nga ana tjetër, Anila Trimi, specialiste në njësinë antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej 17 vjetësh thotë se duhet punuar më shumë me familjen dhe shoqërinë , pasi jo çdo gjë e zgjidh policia. “Policia ka detyrat e veta: parandalon, heton dhe riintegron, po ndonjëherë përballesh me raste që s’do doje t’i dëgjoje. Përjashtimi është shumë i fortë. Ka shumë refuzim nga familjet për t’i pranuar viktimat e trafikut pas riatdhesimit.”
“Shqipëria ka një mekanizëm të mrekullueshëm kundër trafikimit, thotë Arjan Çala, drejtues i qendrës “Tjetër Vizion” në Elbasan që ofron mbështetje për viktimat e trafikimit,” duhet vetëm më shumë mbështetje financiare”. Koalicioni i strehëzave antitrafik që funksionon në Shqipëri që nga 2007 përbëhet nga 4 qendra te mëdha riintegruese që veprojnë në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Shqipëria ka strategji kombëtare antitrafik, mekanizëm kombëtar të referimit, legjislacion shumë të ashpër ndaj veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore-aktualisht trafikimi gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Edhe pse pa ligj, Shqipëria sjell shembullin e bizneseve sociale që zgjoi interesin e homologëve nga Kosova. “Edhe fushata kemi bërë,” këmbëngul Anila Trimi, “nëpër shkolla, me studentë.” Po atëherë çfarë ka që nuk shkon? Pse rritet numri i viktimave të trafikimit?” Një shpjegim mund të jetë që tani u drejtohen më shumë qendrave të riintegrimit se më parë,” thotë prokurori Kullolli. E dyta, është paqëndrueshmëria ekonomike e vendit dhe edukimi i pamjaftueshëm. Sanja nga Serbia thotë se trafikimi në shumicën e rasteve nuk raportohet.Duhet forcuar kontrolli në kufi dhe bashkëpunimi rajonal. Migrimet ilegale llogariten në 2 milion njerëz në vit.
Konferenca mbyllet me një sërë rekomandimesh , ku natyrisht i pari është për politikën, e cila jo gjithmonë e ka në fokus luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore. Krijimi i një rrjeti prokurorësh që merren me antitrafikun është një tjetër propozim. Një thirrje edhe për mediat për të ndihmuar në punën parandaluese me mesazhe që publiku të sensibilizohet, pa dëmtuar viktimat më tej duke i identifikuar ato.
E lëmë Zagrebin herët në mëngjes. Qyteti ende fle nën atë shkëlqimin e butë që ia fal nata dhe dritat e festave të fundvitit, por festat nuk vijnë për të gjithë njëlloj. Në kokë më jehon një fjali nga deklarata e ministres së brendshme britanike “Skllavëria është rreth nesh”. Kujdes!
Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com