Kujdes, zbulohet pajisja që vjedh
para nga distanca në kartën e bankës

Kujdes, zbulohet pajisja që vjedh<br />para nga distanca në kartën e bankës
Një pajisje e cila krijon kontakt me kartat e bankës është shpikur duke bërë më të lehtë vjedhjen e parave prej tyre.

Lexuesi i informacioneve që karta përmban mund të instalohet në një pajisje që mbahet në dorë duke përfshirë dhe celularin.

Sipas investigimeve kjo pajisje funksionon edhe nëse është e mbështjellë me qese plastike.

Mjafton që hajdutët të afrojnë pajisjen afër xhepave të njerëzve dhe mund të kryejnë transaksione të vogla.

Paralajmërimi që bëhet pas një lajmi të tillë është se nuk duhet të mbani kartat e kreditit në xhaketa të lirshme apo në portofolë në xhepin e pasëm të pantallonave.

Dikush mund të përplaset me ju apo të ndërrohet në një rrugë të ngushtë në mesin e njerëzve vetëm e vetëm që të vjedhë nga paratë tuaja.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital