Një skuadër shpëtimi me kujdestarë dhe veterinerë po punon pa pushim për t’u përkujdesur për një gjitar të rrezikuar që u gjet në brigjet e Kanadasë Perëndimore. Ai i përket familjes së delfinëve ndonëse quhet gabimisht dhe si vrasësi i balenave dhe është vetëm 4-6 muajsh i vogël.

Punonjësit e akuariumit të Qendrës Studimore të Detit tregojnë se delfini i vogël është në gjendje të vështirë shëndetësore dhe kjo mund të jetë shkaktuar për shkak të shtypjes së organeve të tij pasi dallgët e  kanë shtyrë në breg. Delfini është një mashkull dhe është vënë nën kujdesin e veterinerëve menjëherë pasi është pikasur i ngecur në bregun e detit.

Ai po ushqehet me një formulë të krijuar posaçërisht për foshnjat e gjitarëve të detit dhe po trajtohet me antibiotikë dhe steroide të cilat sipas tyre janë shumë të nevojshme për t’i shpëtuar jetën. Punonjësit e shoqërojnë delfinin dhe brenda në pishinë meqë ai është shumë i vogël për të notuar vetë.

Familja e këtyre delfinëve jetojnë në grup në ujërat e ngrohta tropikale dhe në oqean të hapur dhe fakti që ai është gjetur në brigjet e Kanadasë përbën çudi.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)