Kujtim Gjuzi e zbulon në 'Studio Live': Basha do garojë me mua! I bëj thirrje Berishës ta fali, ta pranojë në PD

 

Kujtim Gjuzi zbuloi në 'Studio Live' se në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha do të jetë pjesë e koalicionit me të dhe me të tjerë nën petkun e harkut 'euroatlantik'. Ndërkohë i bëri thirrje Berishës të pranojë sërish në PD djemtë plangprishës si Basha apo Azgan Haklaj.

'Kur Berisha bëri koalicion me Metën edhe pasi i futi grushtin në 1 prill 2013. I thamë doktor s’ke vulë por ka vulë Partia Republikane, kanë demokristianët. I kam thënë merre vulën fare. Më duhet opozita të mos lerë pozitën drejt regjimit. Edhe humbi 56 bashki. Edhe djali im bën gabim është vitin e tretë në drejtësi. I them edhe tani mos bëj gabim tek drejtësia. Ne kemi harkun opozita euroatlantik. Kur nxorëm termin euroatlantik, këta qeshnin. Ne po punojmë me zotin Basha. S’ka ku të shkoj, s’ka vulë tani. I riu si veriu, nxiton. I thashë Arian hajde tek çadra bëhesh deputet.

Zoti Basha është përzgjedhur nga ne me bashkëbisedimin tonë me Topin dhe Ngjelën. Kur thashë një katolik e do një në krye të vendit. E kishin vënë Galdinin në fund, erdhi pa emrin dhe iku. Ky koalicion ka zgjedhur koordinator kryesor Azgan Haklaj, ne kemi presidentin tonë të djathtë, avokat Zef Shtjefnin. Intelokutori kryesor Azgan Haklaj. Sali Berisha duhet ti fali djemtë plangprishës.'


Lajmi kryesor:

Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!

Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!