Kujtohet në Kaninë 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut

Në kalanë e Kaninës, ku 567 vjet më parë Heroi ynë Kombëtar mori nuse Donikën, është risjellë dasma e Gjergj Kastriotit. Aty ku Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianiti, është improvizuar sërish dasma duke u përpjekur të jenë 100 % në përputhje me dasmën e vitit 1451. 

Idesë së deputetit, Fate Velaj, iu bashkuan qindra pjesëmarrës nga trojet shqiptare dhe të ftuar nga Arbëreshët e Italisë, përfshirë dhe Loris Castriota Scanderbeg, trashëgimtar i familjes së heroit tonë kombëtar, i cili e ka nisur përshëndetjen e tij në shqip:

Unë jam shqiptar, dua të falenderoj Fate Velaj për këtë moment emocionues. Po të mos kishte ndodhur kjo martesë, unë nuk do te kisha ardhur këtu, sepse është mundësia më e mirë për të bashkuar gjakun e përbashkët, atë shqiptar dhe arbëresh. Kemi qenë të ndarë nga historia dhe pikërisht, kjo histori na ka detyruar të jetojmë në vende të ndryshme. Është rasti që ta bëjmë të njohur në të gjithë botën historinë mahnitëse të Shqipërisë.

 Loris Castriota Scanderbeg

Ndërsa organizatori i kësaj ceremonie, deputeti i Vlorës, Fate Velaj, u shpreh:

Kanina u kthye përsëri në qendrën e kujtesës, të historisë, traditës,  e të gjitha mirësive që kjo trevë ka ditur të mbajë të fshehë nëpër shpirtra dhe sot erdhi dita ta nxjerrë  në mes të kësaj plateje, në mes të popullit të ardhur nga gjithë Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia dhe mbi të gjitha nga vëllezërit tanë, arbëreshët e Italisë. Kjo festë do të jetë e përvitshme, që brezat që do të vijnë të kenë trashëgimi, një festë që do t’u kujtojë, atyre historinë më të lavdishme të shtetit shqiptar. Aty ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu erdhi në Kaninë për të bashkuar veriun me jugun kundër pushtimit osman.

Fate Velaj

Po ashtu dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, mbajti fjalën e tij përshëndetëse në këtë festë simbolike duke u shprehur:

Kur bëhemi bashkë mund të bashkojmë traditën, mund të sjellim historinë, kjo festë duke filluar nga sot kjo do jetë festa e traditës, që bashkon historinë bashkon shqiptarët anë e kënd. Jemi këtu për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dinë të rrinë bashkë, dinë të bëjnë shtet, dinë të vlerësojnë historinë, dhe të ruajnë çdo kujtim të mirë për ta sjellë sot pas më shumë se 500 vjetësh në këtë festë simbolike, të bashkimit të Donikës me Skënderbeun, pikërisht këtu, në Kaninë.

Dritan Leli

Të pranishmit e tjerë ndanë emocionet e shijimit të kësaj feste simbolike e të rrallë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skenderi: 23/04/2018 15:19

    bravo bashkia vlore bravo mysafiret e Italise bravo mysafiret e Kosoves turp vlores qe nuk shkoi ne kete adet turp qe nuk ofruan zakonin e dikurshem, nje çap buke dhe nje kafe!!!! dasem pa tryeze por vetem per fb fate velaj ben pune me shpirt dhe me zemer por fakeqesi qe ja bohkotuan duke mos ofruar asnje ka fshati buke per te ftuarit ritual i cili meriton vazhdimesine skenderi vlore

    Përgjigju
  • Andeti: 22/04/2018 21:38

    Fate je i madh, vetem ti mund ta beje kete gje unike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja