KUKËS – Policia ka kapur një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kristian Bibaj, 35 vjeç u kap në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
35-vjeçari rezulton me masën arrest me burg në mungesë në Itali për veprën penale “Grabitja në bashkëpunim”, ku rrezikon një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Kufitare e Morinës kapi dhe arrestoi dy persona në kërkim ndërkombëtar.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com