Situata në Kukës është vështirësuar së tepërmi si pasojë e erës së fortë e stuhive të dëborës.
Temperatura gjatë natës së kësaj të shtune ka shënuar -19 gradë, ndërsa gjatë drekës ka pasur një rritje deri në -10 gradë.
Si pasojë e këtyre kushteve të përkeqësimit të motit, akset rrugore në një pjesë të konsiderueshme të fshatrave në Njësitë Administrative: Bicaj, Bushtricë, Ujmisht, Grykëçaje, Arren, Kalis, Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod e Malzi janë të bllokuara.
Për dy ditë me radhë nuk është ndërprerë për asnjë çast puna e mjeteve dhe makinerive borëpastruese në të gjitha akset, por një pjesë e akseve edhe pse janë hapur, janë bllokuar sërish si pasojë e stuhive të dëborës.
[gallery]20458[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO