Kukës,banorët e fshatit Lojme
protestë për ujin:Na e merr qyteti

Kukës,banorët e fshatit Lojme<br />protestë për ujin:Na e merr qyteti
KUKES-Banorët e fshatit Lojme të Njësisë Administrative Zapod në Kukës, kanë protestuar të hënën pasi burimi i ujit të fshatit të tyre do të kalojë për furnizimin e qytetit të Kukësit.

Banorët thonë se do të mbeten pa ujë dhe sipas tyre prurjet do të jenë shumë të vogla dhe nuk do të mjaftojnë për nevojat e përditshme.

Ajo çfarë mund t’i penalizojë më shumë është gjatë kohës së verës pasi prirjet e ujit pakësohen dhe si pasojë ata mund të mbetën tërësisht pa ujë.
 
“Në këtë protestë kemi dalë se po na merret uji në fshat, mirëpo s’kemi asnjë informacion zyrtar pasi i kam nisur shkresat njësisë, bsahkisë, prefekturës deri tek kryeministri. Nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar nga askush. Ujin nuk e japim, sepse uji për ne është jeta. Uji gjatë verës nuk mjafton për ne jo më për qytetin”, tha një banor.
 
“Po i cenohen interesat jetike banorëve të fshatit tonë dhe të ardhmes së fëmijëve të fshatit tonë. Me atë ujë vaditim 50 e ca hektarë tokë. Me atë tokë ne kemi siguruar jetesën sepse në fshatin tonë nuk ndjehet dora e shtetit në asnjë lloj mënyrë”, deklaroi një banor i fshatit.
 
“Ai ujë me ka mbetur mua, nuk kam ujë tjetër unë as për vaditje as për të pirë bagëtia, s’kemi ujë, ku do të shkojmë”,tha një tjetër banor.
 
Kemi bërë kërkesa njëra pas tjetrës, nuk ka pritur askush edhe na kanë detyruar të vijmë këtu”, tha një tjetër banor.  
 
Kompania e ndërtimit të ujësjellësit do nisë punimet për futjen në sistemin shpërndarjes të ujit që vjen nga ky burim, me qëllim që sasia e ujit që mbërrin në çezmat e konsumatoreve në qytet të shtohet. Në muajin shkurt të vitit të kaluar nisën punimet për fazën e dytë të ndërtimit të ujësjellësit të Kukësit , me një vlerë prej 187 milion lekë. Ky investim do të zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Kukësit dhe 14 fshatra për rreth tij.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv