Fluks kalimi në doganën e Morinës, brenda ditës hyjnë 7 mijë persona nga Kosova

Moti i ngrohtë dhe dielli është shfrytëzuar nga shqiptarët e Kosovës për të kaluar fundjavën në Shqipëri. Këto lëvizje kanë shkaktuar një fluks të madh në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Qindra automjete e dhjetëra autobuzë me targa të Kosovës, ka krijuar një radhë të gjatë e cila ka vijuar deri në Vërmicë.

Autoritetet flasin për mbi 7 mijë shtetas që kanë kaluar pikën kufitare deri në mesditë. Ndërkohë që prej 1 tetorit të këtij viti në Morinë është rikthyer kontrolli i dyfishtë. Kontrollet e dyfishta kanë shtuar radhët e gjata në doganë që ishin eliminuar prej 8 vitesh.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek udhëtarët sidomos të atyre që udhëtojnë me autobusë. Dy vendet ndërkohë po përgatiten teknikisht për të pasur një doganë në të njëjtin mjedis dhe për të zgjidhur detaje teknike që i përshtaten kodit doganor.

Arsyetimi i palës shqiptare mbi kontrollet e dyfishta po bëhen përshkak të emigracionit të paligjshëm nga shtetasit shqiptar drejt vendeve të BE-së dhe thyerjes së rregullave të Shengenit, kusht ky i kërkuar nga Bashkimi Europian. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)