Një konflikt i çastit mes dy bashkëfshatarëve në fshatin Shtanë në Njësinë Administrative Malzi në Kukës për pak sa nuk ka përfunduar në vrasje.

Sipas policisë, Zenel  Çoti, 66-vjeç,  për motive të dobëta ka kanosur Sh.P., 42-vjeç, në mes të fshatit dhe falë ndërhyrjes së banorëve dhe njoftimit të policisë konflikti është shuar duke çuar në pranga 66-vjeçarin.

Pas kapjes së tij, në banesë policia i ka gjetur një armë  zjarrit tip" automatik", me 15 fishekë, pa leje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)