Disa familje të 10 blloqeve të banimit e disa biznese janë dëmtuar nga djegia e pajisjeve elektroshtëpiake në lagjen 5 të qytetit të Kukësit.
Ramazan Duraku ,është një prej personave më të dëmtuar nga djegia e pajisjeve , i cili në mungesë të interesimit të punonjësve të elektrikut ka bërë edhe një padi në gjykatë duke kërkuar çdëmtimin e pajisjeve të djegura në shtëpitë e tyre.
"Në orën 01:30 të darkës, luftë ka qenë më pallatet, me dritat, domethën çfarë kam patur pajisje, me televizor, me frigorifer, me lavatriçe janë shkrijë të gjitha. Unë tani jam pa televizor, pa lavatriçe, pa frigorifer, pa snjë gjë. Larg qoftë me pas qenë natën ndonjë fëmijë në dushe dhe në gjëra, këtu do kishim shumë kufoma dhe shumë njerëz do të vdisnin. Shansin nuk e kanë të tallen me ne me dritat. Se kur po paguajmë dritat, se një ditë mos të paguajmë dritat ai vjen dhe i pret, prandaj iu bëjë thirrje që të çohemi të gjithë"-thotë Duraku
Dëmtime në pajisjet eletrike kanë pësuar edhe biznese të ndryshme. Një nga dëmtuarit që ushtron aktivitetin në rrugën “Dituria” thekson nuk funksionon asnjë pajisje.
"Frigoriferi është djeg, llampat janë djeg, aparati i televizorit është djeg, jemi ankuar tek elektriku për këtë punë, ai nuk mban përgjegjësi fare për këtë punë. Dritat shkojmë i paguajmë, paguajmë nga 160-170 mijë çdo muaj, kur vjen koha për të mbajtur përgjegjësi, nuk mban as elektriku dhe as shteti"-shprehet një nga tregtarët.
Sipas banorëve, gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që intensiteti i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të papritur të martën në mesnatë. Ata thonë se kanë shkuar në zyrat e OSHEE, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me këtë problem.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39