Kukës, mbi 1 milion kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për dy muaj, shtohen sportelet në Morinë

Mbi 1 milion e 150 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë dhe dalë nga Pika e Kalimit Kufitar e Morinit në Kukës, vetëm gjatë muajve Qershor e Korrik, që përkojnë me nisjen dhe muajin e dytë të sezonit turistik në bregdetin shqiptar.

Sipas statistikave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, numri më i lartë i shqiptarëve të Kosovës që janë futur në Shqipëri është 15 ditëshi i dytë i Korrikut. Edhe numri i automjeteve që kanë hyrë dhe dalë nga kjo pikë kufitare ka qenë shumë i lartë, konkretisht rreth 400 mijë automjete.

Nga ana tjetër, në këtë pikë kufitare, kanë hyrë dhe dalë 321 mijë e 657 automjete të huaja ndërsa kanë hyrë dhe dalë 71 mijë e 185 automjete shqiptare. Sipas saj, i gjithë ky fluks kalimesh të shqiptarëve të Kosovës është përballuar me shtimin e sporteleve të përpunimit të dokumentacionit si dhe efektivëve, që kanë kontrolluar të dhënat e personave që kanë hyrë e dale.

Policia thekson, se fluksi më i lartë është regjistruar në mëngjes, por edhe në darkë, ndërkohë që edhe policia rrugore ka pasur shtim të kontrolleve gjatë gjithë gjatësisë së segmentit rrugor nga Morini në Kalimash, në rrugën e Kombit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt