Vrau të riun gjatë sherrit në lokal në Fierzë, vetëdorëzohet 40-vjeçari në Tiranë

Vrau të riun gjatë sherrit në lokal në Fierzë, vetëdorëzohet 40-vjeçari në Tiranë

Autori Saimir Sadiku dhe viktima Adrian Pepkolaj

Pas negociatave të gjata me familjarë dhe efektivë të policisë, u vetëdorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Saimir Sadiku, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e një të riu në fshatin Rajë të Fierzës, ngjarje e ndodhur më 11 korrik në një lokal.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale "Vrasja me dashje". Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.’- njofton policia.

Adrian Pepkolaj 24 vjeç ndërroi jetë në spital, ndërsa nga përleshja me thika, mbetën të plagosur vëllai i tij 32 vjeç Valentini, dhe një 45-vjeçar, Shkëlzen Kukaj.

Autori që shkaktoi 1 të vdekur e 2 të plagosur, sipas policisë është Saimir Sadiku, sot i vetëdorëzuar, ndërsa në korrik u arrestuan 5 shokët e tij, të përfshirë në sherrin për motive banale, të akuzuar për përkrahjen e autorit dhe moskallëzim të krimit

Të arrestuar  
Andrin Qehaja, 39 vjeç
Xhevolin Macaj, 31 vjeç 
Altin Shpendi, 34 vjeç 
Anton Boçi, 29 vjeç 
Jetmir Kuraj, 34 vjeç 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në Kallmet të Lezhës, zjarri përhapet edhe drejt zonave të banuara

Përkeqësohet situata në Kallmet të Lezhës, zjarri përhapet edhe drejt zonave të banuara