TIRANË, 20 Mars / ATSH / - Qindra hektarë me pishë të zezë në qarkun e Kukësit janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke shkaktuar dëme të kosniderueshme në pyjet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Sipas ekspertëve, sipërfaqja e prekur po shkon duke u rritur. Ata kanë hartuar edhe një projekt për dezinfektimin e këtyre sipërfaqeve.
Nga të dhënat e DPSH-së së Kukësit për muajin janar 2015, rezulton se përhapja e sëmundjes ka arritur në 800 deri në 1 mijë hektarë. Këto janë kryesisht pyje të reja dhe artificiale, ndërsa në rrethin e Tropojës janë dëmtuar 13 hektarë.
Në qarkun e Kukësit janë 10 mijë hektarë të mbjellë me pishë. Kjo sipërfaqe është prekur nga kjo sëmundje që pengon zhvillimin dhe zhduk bimësinë. /a.ke/