KUKËS - Një 37 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Kukës, pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Ishte kjo e fundit që bëri kallëzimin në polici.
28 vjeçarja u pajis me urdhrin e mbrojtjes, ndërsa po vijon puna e policisë për kapjen e A.N.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 28 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N.'
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.