Një lajm, ditë më parë, edhe juve mund t’ju ketë bërë përshtypje. Gjen kuletën e turkut dhe ia kthen pronarit, thoshte titulli i lajmit.
Do të thotë, një farë turku paska humbur kuletën përplot para, por qenka gjendur diku nga ata të rrallët ndër ne dhe ia paska kthyer kuletën turkut. Atij që dikur në këtë vend do të humbte kokën e lëre më kuletën.
I prekur nga gjesti i mirë, ky farë turku paska thënë se sapo të kthehet në atdhe të gjithëve do t’u tregojë për arnautët, popullin e ndershëm shqiptar, për pritjen e mirë e sinqeritetin që kishte hasur në Kosovë, në vendin e mëllenjave, aty ku dikur vetë Murati, sulltani i madhërishëm dhe shumë asqerë të tij kishin lënë kockat.
Vrau turkun, shqiptari dënohet me 15 vjet burg, thoshte një titull tjetër i kronikës, kohë më parë, duke dëshmuar për ndryshimet që kanë ndodhur e po ndodhin në këtë vend. Dikur për një kokë turku ky herifi mund të kishte fituar lavd, nam e nder dhe mund t’i ishte kënduar kënga edhe sot e kësaj dite, e tash i merr 15 vjet burg.
Do të thotë, kohërat ndryshojnë. E bashkë me to edhe ne. Sapo kishim nisur të besojmë se vërtet “Dielli ynë lind kah perëndon...” seç na u shfaq sërish, andej nga Lindja, ajo gjysmëhëna që po na shqitet për diell.
Ju kujtohet, jo shumë moti, sy e veshë ishim kah Perëndimi.
“Veç Zoti e Amerika ne na shpëtofshin...”, ishte urata shpresëdhënëse e shqiptarëve të gjendur sërish buzë greminës së zhbërjes. Ç’ është e vërteta, shpresa të mëdha ishin varur edhe te Brukseli, te Evropa, ani pse disa të krisur vazhdonin të mallkonin “kurvën plakë” që s’po na e kthyeka borxhin që na e paskan që nga ajo koha e rënies së padishahut që na la me dilemën e përjetshme, kah t’ia mbajmë, në udhëkryqin e Azisë dhe Evropës. Dhe prej atëherë mbetëm kështu, as andej, as këndej.
Evropë për Azinë e Azi për Evropën. Tash kur lumi duket se është kaluar dhe s’ka më nevojë për kalin evropian, gjërat kanë ndryshuar. Dhe po ndryshojnë shpejt, në drejtimin e kundërt.
Turqia, vëlla, turqit paskan qenë shpëtimi ynë. Kuleta turke na duhet. Vetëm një shtet i madh me një ekonomi në ngritje si ajo turke, mund të na shpëtojë, rezonojnë shqiptarët që për nga pragmatizmi duket se po bëhen evropianë të vërtetë.
Dhe secili na e paksa borxh të na i kryejë do punë që nuk dimë, nuk mundemi apo nuk duam t’i bëjmë vetë. Evropa duket të na ndihmojë në krijimin e institucioneve dhe ndërtimin e demokracisë.
NATO e KFOR-i duhet të na i garantojnë kufijtë dhe të na i heqë qafe problemet në veri, institucionet financiare ndërkombëtare duhet të investojnë më shumë dhe të na ndihmojnë të tejkalojmë krizën... Vetëm ne s’paskemi asnjë përgjegjësi apo obligim, as ndaj vetes e lëre më ndaj dikujt...
Me prirje tugjarësh, këtyre tanëve s’u mbetet tjetër, por tash sa s’u ka skaduar mandati, t’i bëjmë rrush e kumbulla edhe ato pak ndërmarrje që kanë mbetur me statusin publike.
Pas Aeroportit, që në konkurrencën mes gjermanëve, francezëve e turqve, tapia u ra hise këtyre të fundit, kompanisë Çalik- Limak, edhe Distribucioni i KEK-ut që gjithashtu pati fatin të bëhet miraz i të njëjtës kompani turke.
Tash së fundmi, për motive që mund të jenë vetëm klienteliste, dy ditë para se të lë postin, ministrja e Tregtisë, Kusari- Lila, nënshkroi marrëveshjen e parë për tregti të lirë të shtetit të Kosovës me një shtet tjetër.
Jo me Shqipërinë, siç mund të keni pritur, por sërish me Turqinë, ndaj së cilës duket se ende kemi mbetur në pozicionin, më shumë këmbëhapur se duarhapur.
Pse marrëveshje që na kushton 20 milionë euro humbje në vit dhe pse me vendin në të cilin Kosova eksporton vetëm para, vetëm ministrja mund ta dijë! Përvoja e mirë me partnerët turq nuk duket të jetë motivi i vetëm. Përkundrazi.
“Drejtori turk gjuan me shpuzore menaxherin vendor...”, thoshte titulli i një lajmi tjetër, ditë më parë. Ç’është e vërteta, e kishte gjuajtur, por nuk e kishte goditur, prandaj rasti as që është shënuar të ketë ndodhur. E llafet se turqit po përzihen si shumë edhe kah granimi, nuk i beson kush sepse, a po jo, nuk shquhen shumë për punë të tilla.
Me turqit si ky menaxheri, u pa, mund t’ia dalim disi. Por, nëse një ditë na mbijnë këtu edhe pasardhësit e atyre që lanë kockat në tokën e mëllenjave, atëherë Qeveria, për të mirën e qytetarëve, urgjentisht do të duhej të shpërndante fletushkat me udhëzimin e prerë: Mos të gabojë kush që turqve të mos ua kthejë kuletat...!
Marrë nga "Zeri"
/Shqiptarja.com