Kulla e Rinasit, pjesë e sistemit të NATO-s! Historiku dhe largimi i kontrollorëve gjatë vizitës së Bush në Tiranë

Kulla e Rinasit, pjesë e sistemit të NATO-s! Historiku dhe largimi i kontrollorëve gjatë vizitës së Bush në Tiranë

Kulla e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, prej vitesh tashmë ka hyrë në sistemin e integruar të sigurisë në lidhje permanente me strukturat e NATO-s.

Shqipëria ka shumë vite që ka lidhur marrëveshjen me kompaninë globale amerikane Lockheed Martin, e cila ka ndërtuar dhe monitoron sistemin e sigurisë të hapësirës ajrore dhe asaj detare shqiptare.

Një marrëveshje që është lidhur herë pas here nga të gjitha qeveritë shqiptare që kanë qenë në pushtet.

Më e fundit është ajo e shkurtit të vitit 2020. Ndërkaq, në vitin 2017 është firmosur një marrëveshje me këtë kompani strategjike në SHBA për të ndërtuar një radar të fjalës së fundit, i cili është i ndërtuar në lartësitë e Midës në Pukë.

Programi i sistemit të integruar ajror ka nisur që në vitin 2004 dhe është përsëritur vazhdimisht.

Programi mbulonte ndërtimin e selisë së re të operacioneve të kontrollit të trafikut ajror, kullën e kontrollit të aeroportit, radarin me rreze të gjatë, ndihmat e komunikimit dhe navigimit, përveç kompjuterave dhe ekraneve të reja për automatizimin e trafikut ajror për të integruar fotografinë totale të ajrit për kontrollorët e trafikut ajror.

Ndërkaq, marrëveshja përfshin gjithashtu trajnime shtesë për kontrolluesit dhe inxhinierët dhe modernizimin e infrastrukturës tjetër.

Sistemi i sigurisë ajrore të integruar bën të mundur që të gjitha të dhënat që sigurohen nga Kulla e Rinasit, të shikohen në kohë reale edhe nga intelegence ajrore e NATO-s, në një bazë të saj të rëndësishme për hapësirën ajrore, që ka selinë në Spanjë.

Gjatë vizitës së presidentit të SHBA-së, George W.Bush në Tiranë në vitin 2007, kontrollorët e kullësit të Rinasit u larguan të gjithë për 48 orë dhe gjithçka u mor në dorë nga kontrollorë të ushtrisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka shumë gjasa që edhe gjatë Defender 21, stërvitjes së NATO-s që nis në muajin e ardhshëm, ku janë angazhuar një numër i madh i trupave amerikane, sërish të kenë rol specialistët e SHBA në kullën e Rinasit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë