Berisha zyrtarizoi kandidaturën, Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD: Farsë e shëmtuar zgjedhore! Po kalojmë nga 'Lul Brava' tek 'Doktor Dryni'

Berisha zyrtarizoi kandidaturën, Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD: Farsë e shëmtuar zgjedhore! Po kalojmë nga 'Lul Brava' tek 'Doktor Dryni'

Edvin Kulluri

Në një kohë kur kanë mbetur vetëm 3 ditë për demokratët që të shpallin kandidaturën e tyre për kryetar të PD, deri më tani në garë është vetëm Sali Berisha. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është tërhequr nga kandidimi për kryetar të partisë opozitare më të madhe në vend.

Tërheqjen tij Kulluri e njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook, duke vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor të organizuar nga Sali Berisha. Kulluri e krahason këtë proces me atë të ndjekur nga Lulzim Basha më 13 qershor, ku ai u rizgjodh kryetar. Sipas Kullurit, afati i vendosur nga Berisha nuk u lë kohë kandidatëve për të bërë fushatë, nuk ka transparencë për listat e anëtarësisë dhe zgjedhjet po mbahen në një kohë kur PD është e përçarë. Për Kullurin, PD po kalon "nga Lul Brava te Doktor Dryni".

"Të dashur miq! Dje u njoha me vendimin e një Komisioni Zgjedhor të vetë emëruar pa vendim të Këshillit Kombëtar si organ i zgjedhur, që shpalli procedurat për zgjedhjet për Kryetar të PDSH! Meqenëse para disa muajsh shpalla vullnetin për të kandiduar për Kryetar të PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohë kandidateve për të bërë fushatë; 3) në këtë Komision ka anëtare të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Braven duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) nuk ka sërish asnjë transparence për listat e anëtarësi së PDSH; 5) kandidatët nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit të shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) zgjedhjet po mbahen ndërkohe që PD është e përçarë me keq se 1 vit me parë! E vetmja gjë që ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura në 13 qershor me këto të 22 majit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek 'Doktor Dryni'", shkruan Kulluri.

Kulluri e quan procesin zgjedhor një 'farsë të shëmtuar' dhe Sali Berishën një kryetar të vetëemëruar. Sipas tij, demokratët po nëpërkëmben dhe po tallen, ndërsa të vetmin organ legjitim për të nxjerrë PD nga kriza, sheh Grupin Parlamentar.

"Fatkeqësisht PD dhe demokratet po tallen dhe nëpërkëmben po njësoj prej të paktën 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe përfaqësimi! Propaganda e 11 dhjetorit për “primare” e “sovranitet” vote rezultoi veçse propagandë duke zhgënjyer për të disatën herë demokratet e ndershëm dhe opinionin publik! Për këto arsye, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj farse të shëmtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh për demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim të karriges së Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore! Me shpresën se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do të bëjë përpjekjet maksimale për të nxjerrë partine nga kriza më e rëndë në 32 vite histori, mbetëm me shpresën se ka ende një të ardhme për opozitën! I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit të vetë-emëruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise në Partinë Demokratike!", përfudnon postimin e tij Kullur.

Ditën e djeshme, Sali Berisha zyrtarizoi pjesëmarrjen e tij në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe për këtë tha se nuk e ndalon dot askush, as SHBA-ja që e ka shpallur ‘Non Grata’. Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka përcaktuar datën 22 maj për mbajtjen zgjedhjeve për kreun e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 04/05/2022 10:38

    O gomar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje