TIRANË- Në një kohë kur 7 maji është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën, Sali Berisha tashmë e ka bërë zyrtare se ai do të jetë në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe për këtë thotë se nuk e ndalon dot askush, as SHBA-ja që e ka shpallur ‘Non Grata’. Për Berishën, SHBA-ja, aleati më i madh i shqiptarëve,  kurrsesi nuk mund që të ndërhyjë në punën e brendshme të partisë e aq më tepër që të caktojë kryetarin e saj. 

“Loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri, përpjekja siç e thashë në Kuvend, kurrë e majta shqiptare, e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund të caktojë kryetarin dhe udhëheqjen e forcës demokratike të Shqipërisë, kurrë”, tha Berisha, në konferencën për mediat nga selia blu, duke siguruar kandidatët e tjerë për një garë të hapur, transparente dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, Berisha i ka dalë në mbrojtje deputetit demokrat që iu bashkua së fundmi në Kuvend, të cilit sot me vendim të GJKKO-së, iu konfirkua pasuria. Bëhet fjalë për Kasem Mahmutaj, për të cilin Berisha e përdori edhe këtë rast për të vijuar sulmet ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Ai tha se kjo kërkesë bëhet në një ditë pushimi zyrtar dhe se sipas është tregues që SPAK është ‘nën urdhrat e qeverisë”.

“Bëhet fiks fill pas kuvendit dhe në një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se skapi është i partisë, siç e tha Rama ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim natyrisht jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha, teksa theksojmë që kërkesa e GJKKO-së është firmosur në 27 prill, por është bërë publik vetëm ditën e sotme.

Kuvendi i 30 prillit ka qenë kryefjalë e konferencës së Berishës, për të cilën ndonëse kishte pas vetës vetëm 17 deputet të PD-së, vijoi ta quante si “Kuvendin e Bashkimit”. Për mungesën e 35 deputetëve të tjerë, më shumë se shumica, Berisha u shpreh i bindur se ato do të bashkoheshin dita-ditës. Ai dha edhe një përgjigje për të gjithë ata që kërkuan shtyrjen e Kuvendit përtej 30 prillit dhe edhe kësaj here u “fsheh” pas “shumicës” që ai pretendon se ka rreth vetes.

“Kam besim se deputetët e PD do t’i bashkohen Berishës, nuk mund të them që çdo njëri prej tyre, por në tërësi, shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit, do I bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt, Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD, ata që pretendojnë pse nuk u shty Kuvendi, nuk pranonte shumica ta shtynte”, tha Berisha.

Ndalur në vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, Berisha vijoi ‘i qëndrojë deklaratës së tij me 2 standarde, ku pranon vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që i jep të drejtën Komisionit të Rithemelimit të drejtojë selinë blu, nga ana tjetër sulmon vendimin e gjyqtares Blerina Muça

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Deputetit Mahmutaj pjesë e ‘Rithemelimit’ iu konfiskua pasuria, Berisha: GJKKO veproi në ditë pushimi

 

I pyetur lidhur me vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurisë së deputeit Kasem Mahmutaj i cili është bërë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se GJKKO veproi në ditë pushimi. Por në fakt, theksojmë që vendimi është marrë më 22 prill, por është bërë publik ditën e sotme.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks fill pas kuvendit dhe në një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se skapi është i partisë, siç e tha Rama ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim natyrisht jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.

Ora 17:52
Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama në Vlorë, Berisha refuzon t’i përgjigjet Report Tv: Flasim për Kuvendin e 30 prillit

 

Report Tv me gazetaren Danjela Maloku e pyeti Sali Berishën lidhur me akuzat që ka ngritur ‘Rithemelimi’ për një marrëveshje të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për Reformën Zgjedhore dhe atë territorial. Mirëpo, Berisha refuzoi që të përgjigjej.

“Shpresoj që të premten do jem për të gjitha zhvillimet e tjera, sot jam këtu për ngjarjen më madhore pas Kuvendit të 11 dhjetorit, të PD, por edhe të Shqipërisë”, tha Berisha.

Ora 17:51
Rama nuk e ‘përfill’, Berisha: Këtu do jemi, do e bëj të na njohë mirë

1651593224_WhatsAppImage20220503at5.29.58PM1.jpeg

I pyetur sesi do të ndryshojë kodin zgjedhor për të shtuuar votën e emigrantëve, duke qenë se Edi Rama nuk e njeh Berishën në krye të PD-së, ish-kryeministri tha se “këto do jemi dhe do e bëjmë Ramën të na njohë mirë”.

“Do ta bëj Edi Ramën të na njohë dhe të na njoh mirë. Këtu do jemi”, tha Berisha.

Ora 17:45
Berisha shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD: SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se do të jetë kandidat për kryetar të PD. Afati është deri në datë 7 maj, teksa ai tha se nuk i ka dorëzuar ende dokumentet, por do e bëj shumë shpejt.

“Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj, deputetë janë anëtar të Këshillit Kombëtar, çdo votë. Ata që munguan përjashtuan veten, kishin vendet e tyre në Kuvend, pra ky ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD”, tha Berisha.

Në këtë qëllim të tij, Berisha tha se nuk do të “pyes” ndërkombëtarët.

“Po të kthehemi bashkë në dhjetor, Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, po fiksoi dhe një takim në Uashington me të, kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thoja unë përsëri ato që kam thënë, loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri, përpjekja siç e thashë në Kuvend, kur e majta shqiptare, e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund të caktoj kryetarin dhe udhëheqjen e forcës demokratike të Shqipërisë, kurrë”, përfundoi ai.  

Ora 17:37
Berisha akuza Ramës: E ktheu SPAK në hanxhar të partisë, Kongresi i PS si Cosa nostra, kishte në fokus vetëm drogën

 

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se në kongresin e mbajtur e ktheu SPAK si hanxharin e Partisë Socialiste. Sipas tij, Kongresi i PS-së të çonte drejt drogës, duke e krahasuar atë me mafian e Cosa Nostrës, ndërsa Kuvendi i Komisionit të Rithemelimit të çonte drejt Europës.

“Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende, kongresin e partisë qeverisës, e kam denoncuar ai ngjiste më shumë se në çdo gjë tjetër, po ta krahasoni me kuvendin e 30 prillit, ngjiste si një kongres i coza nostras. Ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat dhe dëgjuat si program, si pikë kryesore, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsion dhe krimin dhe jo rrogat e ulëta, por vetëm drogën si kurorë e narko-shtetit. Ti’a kishte shkruajtur presidenti i cosa nostrës atë fjalim nuk mund ta shkruante ndryshe, përveç kësaj çështja dytë e kongresit të partisë siciliste apo cosa nostës ishin hanxharët. Shpalli SPAK-un si hanxhar i partisë. Një trajtim të atillë të prokurorisë publikisht nuk i bënte sa kryexhelati, babi shpirtëro i Edi Ramës, Enver hoxha, kurse në kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjonit të flitej për lirinë dhe votën e lirë, patët rastin të njiheshit me shtylla kryesore të programit të partisë për t’i dhënë fund narkoshtetit”, tha Berisha.