Kultivimi i drogës ka bërë që në zonën e Dukagjinit të stacionohen efektivë të policisë së shtetit për t’u angazhuar më drejtpërdrejt në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Masat e marra janë të tilla që të paralizojnë aktivitetin kriminal të çdo trafikanti që në momentet e para.
Prej disa ditësh banorët e zonës përballen me vështirësitë në lëvizjen e tyre drejt Shkodrës për shkak të kontrolleve të shpeshta nga ana e policisë. Në rrugën që lidh zonën me Shkodrën janë vendosur postblloqe, ndërsa banorëve iu kërkohen kartat e identitetit.
Komento