MAQEDONI - Disa nga të vdekurit gjatë aksionit në Kumanovë janë vrarë në qelitë e policisë maqedonase.
Një dokument i lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për ambasadën e Kosovës më 12 maj e verteton këtë gjë. Në këtë document zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.
Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema. Ajo është dërguar me shenjën shumë urgjente dhe mban datën, 12 maj. Në këtë letër qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e
Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO