Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën.

Numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia, shkruan “Zëri”.

Burime të besueshme të gazetës në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë.

Ndonëse lista me emrat e të vdekurve akoma nuk ka arritur në Kosovë, gazeta ka pasur qasje në atë listë në të cilën në mesin e të vdekurve janë edhe të shumëpërfolurit, Mirsad Ndrecaj (17.06.1979) dhe Beg Rizaj (25.12.1977).

Familjarët protestojnë: Na ktheni trupat

Familjarët e atyre që kanë vdekur në Kumanovë kanë kërkuar kthimin e trupave të pajetë që janë ende në Maqedoni

Vëllai i Mirsad Ndrecajt ka treguar se familjari i tyre kishte shkuar në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve e jo për para.

“Ali Ahmeti i ka tradhtu”, ka thënë ai.

Sot, familjarët e atyre që janë përfshirë në rastin e Kumanovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë ndihmën e Shtetit për t’iu dalë në ndihmë të arrestuarve. Ata kanë thënë se familjarët e tyre në Maqedoni janë duke u keqtrajtuar. /Zëri/

kumanove
kumanove
kumanove
kumanove
kumanove

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)