Kume: Numërimi elektronik shmang vjedhjet

Kume: Numërimi elektronik shmang vjedhjet
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka komentuar gjatë një interviste për Gazetën SHQIPTARJA.com ndryshimet në Kodin Elektoral në lidhje me identifikimin e zgjedhësve si dhe numërimin elektronik. Kume ka pohuar se numërimi elektronik e largon vendin nga manipulimet që bëhen, por prapë ai hedh dyshime mbi fletët që nuk i njeh skaneri. Ndaj në këtë kuadër, KQZ, sipas tij, duhet të nxjerrë vendime, urdhëresa përpara se të përballen me faktin se çfarë do të bëhet me këto fletë që nuk i njeh skaneri.

Si ndryshon procedura e votimit pas marrëveshjes për reformën zgjedhore, që tashmë u miratua?
Vendimi i fundit i Komisionit të Reformës Zgjedhore për të përdorur mundësitë që jep teknologjia e informacionit në procesin e votimit dhe konkretisht, në identifikimin e zgjedhësve në qendrën e votimit është një prurje pozivitive që do i shërbejë rritjes së mëtejshme të transparencës në procesin zgjedhor. Sipas asaj çka është trajtuar sot, në Komisionin e Reformës Zgjedhore parashikohet që zgjedhësi shqiptar të paraqitet në qendrat e votimit me kartë ose pasaportë biometrike, dhe pasi ai të identifikohet nga kryetari i komisonit të qendrës së votimit që është zgjedhës i regjistruar në listën e zgjedhësve të qendrës përkatëse, dokumenti i identifikimit të tij kalohet në pajisjen përkatëse për të bërë vërtetimin dhe regjistrimin e tij. Parashikohet që të gjithë të dhënat online në kohë reale të përcillen në qendrër që do të jetë në KQZ. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që në kushtet ku ne kemi një listë zgjedhore që rrjedh si produkt i regjistrit kombëtar të zgjedhësve një produkt informatik nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi dokumente të identifikimitë të zgjedhësve të prodhuara dhe këto si produkte të regjistrit kombëtar të shqiptarëve, kryqëzimi i informacionit që sjell dokumenti i identifikimit të zgjedhësve në momentin kur zgjedhësi paraqitet në qendër votimi për të votuar me informacionin e regjistruar në listën e zgjedhësve bën që të zvogëlohen në maksimum mundësitë për të votuar në mënyrë abuzive një zgjedhës për një tjetër zgjedhës ose një zgjedhës më shumë sesa një herë. Realizimi i kësaj mundësie që sjellë teknologjia e informacionit në procesin e identifikimit të zgjedhësve, ngushton në mënyrë esenciale hapësirat për ndërhyrje dhe përdorim abuziv të mundësive që mund të bëhen ose janë bërë në proceset e mëparshme reale si rezultat i veprimit politik të zgjedhësve nga njëra anë dhe të komisionerëve nga ana tjetër, të cilët së bashku kanë lejuar votime të shumëfishta ose votime për të tjerët.

Kemi rastin e zotit Ruçi, kur nxorri pesë karta identiteti që kishin të njëjtin emër, sa mundësi kemi që të mos përsëritet më kjo?
Është e rëndësishme që procesi nëpërmjet kësaj mundësie që jep teknologjia e informacionit realizohet duke kryqëzuar informacione nga dy burime nga njëra anë informacione që përmban dokumenti identifikimi të zgjedhësve dhe nga ana tjetër dokumentacion që përmban lista e zgjedhësve. Kryqëzimi i këtyre dy informacioneve në kohë reale ngushton mundësitë për të abuzuar me karta identiteti falso, ashtu sikurse dhe me karta identiteti të zgjedhësve të tjerë. Nëse e pranojmë që në treg ka karta, të cilat janë prodhuar në mënyrë abuzive, kjo do të thotë se këto janë karta për të cilat mungon informacioni në listën e zgjedhësve. Kryqëzimi i këtyre dy informacioneve praktikisht bënë të pamundur përdorimin e kartave jo normale, kartave të falsfikuara.

Nëse do ketë shkëputje të energjisë elektrike?
Janë parashikuar situata të tilla, nëse për një arsye objektive nuk mund të lexohet karta e identitetit të zgjedhësit, procesi i votimit vazhdon sipas të njëjtës procedurë siç është realizuar më përpara, ndërkohë gjithçka çka ndodhë gjatë ditës së zgjedhjes, komisioni i qendrës së votimit është i detyruar ti pasqyrojë në procesverbal të njoftojë në kohë reale komisionin zonal, ashtu sikurse është përcaktuar edhe fakti ku vendi që ndodhet qëndra e votimit nuk ka mundësi aksesi për lidhje me qendrën e KQZ gjithçka regjistrohet në pajisje lidhur me identifikimin e zgjedhësve që marin pjesë në qendrën e votimit, dhe do të kalojë në KQZ dhe atje do të moderizohet në bazën e të dhënave përkatëse. Kjo është një procedurë që bëhet në mbikëqyrje të auditit dhe prej specialistëve teknikë.

-Këto që nuk mund t'i lexojë pajisja elektronike, si do veprohet?
Për ato që votohet pa u identifikuar në mënyrë elektronike, zbatohet i njëjti rregull që është zbatuar deri më sot, pra identifikohet zgjedhësi, firmos në listën e votuesve të qendrës përkatëse të votimit, ky zgjedhës dhe anëtari përkatës i komisionit të qendrës së votimit heq vizën mbi rekordet e këtij zgjedhësi, siç është vepruar deri më sot.

A mund të ketë abuzime?
Që të ketë abuzime do të thotë që, e para komisoni i qendrës së votimit të jetë i interesuar dhe të veprojë që të mos funksionojë kjo procedurë e re e identifikimit të zgjedhësve, pra pajisja, gjë që krijon konflikt me firmën që ka marrë përsipër dhe ka detyrimin ligjor për ta realizuar këtë procedurë dhe nga ana tjetër nëse në kushtet kur objektivisht nuk mund të realizohet një mënyrë e tillë e identifikimit dhe komisioni i qendrës së votimit është i detyruar të marrë vendimin për të vazhduar procesin e votimit me procedurat që janë zhvilluar deri më sot, mundësia për të abuzuar mbetet e barabartë me atë që ka qenë deri më sot.

-Sa do të ndikojë numërimi elektronik tek rezultatet e zgjedhjeve?
Një ndër problemet me të cilat janë përballur proceset zgjedhore në vendin tonë, kanë qenë ato që lidheshin me vlerësimin dhe numërimin e votave, veçanërisht të shprehura këto probleme, pasi në Shqipëri u vendos numërimi i përqendruar i votave, kjo sepse në vlerësimin dhe numërimin e votave dhe në zbardhjen e rezultatit të këtij procesi, në të gjitha rastet ishte subjekti, ishin anëtarët njerëzit e emëruar dhe të ngarkuar me këtë detyrë nga partitë politike, pra, mundësia për veprime jo në përputhje me ligjin por të ndikuara nga preferencat politike të tyre ka qenë vazhdimisht reale. Vlerësimi dhe numërimi i votave duke përdorur skanerin roptik bën që nga ky proces të largohet dora e njeriut, gjë që bën që rezultati që të merret nga ky proces vlerësimi dhe numërimi të mos ketë mundësi për tu atakuar si i tillë, sepse ka qenë pajisja elektronike ajo që e ka realizuar këtë gjë. Kjo gjë bën që procesi jo vetëm të jetë shumë më i shpejtë në kohë, më i saktë por dhe praktikisht me mundësi shumë të vogla për t'u atakuar në rezultatin që ai sjell.

-Ajo pajisje do të atashohet në KQZ e do ketë një teknikë mbi kokë, a mund të paragjykojmë që ky tekniku do të fusë duart?
Administrimin e gjithë këtij procesi nuk do ta bëjnë komisionerë, njerëz të mandatuar ose të dërguar nga partitë politike por teknikë që do të angazhohen nga ajo firmë që do të marrë përsipër detyrën për të realizuar këtë gjë, puna e tyre do të jetë në mbikqyrjen e komisionit zonal. Mundësitë që të veprohet në mënyrë abuzive janë pothuajse zero gjatë procesit, sepse pajisja punon në bazë të një programi që është provuar për saktësinë dhe mënyrën e rezultatit që sjellë pëpara do të parashikohet në legjislacionin përkatës ose në udhëzimin e KQZ, dhe si i tillë është e pamundur të ndryshohet gjithçka në punën e kësaj pajisje gjatë procesit real të numërimit. Mundësitë për mua për ndërhyrje abuzive gjatë këtij procesi, pothuajse janë zero. Ku mund të lindin probleme? Në ato raste kur fleta e votimit do të jetë e pamundshme të mund të identifikohet, vullenti që ka shprehur zgjedhësi në të, nga skaneri optik. Është një situatë e pritshme, do të ketë një numër të caktuar fletësh votimi të cilat do të veçohen që do të kërkohet për to të merret vendimi nga komisioni i administrimit të zgjedhjeve. Ndofta këtu mundet nëse nuk përcaktohet në mënyrë të saktë e rigoroze gjithçkaja që duhet të përmbajë fleta e votimit për tu konsideruar e vlefshme ose e pavlefshme nga udhëzimi i KQZ. Është shumë e domosdoshme që KQZ në një udhëzim të veçantë të tij, të përcaktojë mirë në mënyrë shumë të detajuar, se kur një fletë votimi do të quhet e vlefshme ose e pavlefshme, në rastin kur nuk do të mundet ta realizojë leximi optik i saj.

- Do të jetë numërim real kur kemi numërim elektronik dhe mund të abuzohet në ato fletë që nuk lexon skaneri?
Kur udhëzimi nuk është shumë mirë i detajuar se kur do të quhet e vlefshme apo e pavlefshme, ajo fletë që nuk mund të lexohet dot.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat