Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në seancë akimimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha të cilët kundërshtuan kontrollin e banesës nga BKH gjatë marsit 2023.
Ahmetaj kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, pasi sipas tij, GJKKO nuk kishte kompetencë për të ushtruar kontroll në shtëpinë e një deputeti pa autorizimin e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese shprehet në njoftim se vendimet e kontrollit të gjykatave sipas ligjit janë të paankimueshme dhe se Gjykata Kushtetuese nuk vepron si Gjykatë e Shkallës së katërt.
Arben Ahmetajt pak ditë më parë iu dogj mandati i deputetit dhe vendin e tij e zuri Pjerin Ndreca. Ish ministri i Financave u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti ndaj tij.
Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)