Kuorumi në 'Kushtetuese' në duart e Berishës dhe Metës, si i siguruan dy vota duke emëruar pa Veting Xhaferllarin dhe Bejtjan, ‘avokate’ të kauzave të PD-LSI 

Kuorumi në 'Kushtetuese' në duart e Berishës dhe Metës, si i siguruan dy vota duke emëruar pa Veting Xhaferllarin dhe Bejtjan, ‘avokate’ të kauzave të PD-LSI 

Sonila Bejtja, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Marsida Xhaferllari

Kuorumi minimal prej gjashtë anëtarësh në Gjykatën Kushtetuese sot është në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës, dyshes së politikanëve që e kontrollonin këtë gjykatë deri në vitin 2018, kur u boshatis nga veprimi i ligjit të Vetingut, duke larguar të gjithë anëtarët e emëruar në mënyrë të njëanshme nga PD-LSI, për pasuri të pajustifikuara. Pavarësisht monitorimit dhe presionit ndërkombëtar, rregullave të reja, kritereve më të forta dhe verifikimeve të thelluara, Gjykata e re Kushtetuese nuk ka mundur dot t’i shpëtojë ndikimit politik. 

Sali Berisha dhe Ilir Meta kontrollojnë sot 2 nga 7 votat në Gjykatën Kushtetuese, votën e Marsida Xhaferllarit dhe Sonila Bejtjas, e emëruar nga Meta dhe që ka nisur sot detyrën. Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë me mandat 9-vjeçar. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj, pra nga të paktën 5 anëtarë pro. Por, që Kushtetuesja të mblidhet në seancë plenare, të shqyrtojë çështje si dhe të marrë vendime, duhet të sigurojë një kuorum jo më pak se 6 anëtarë. 

Kuorumi;
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë; Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja. Deri kur Gjykata e Lartë të vihet në lëvizje për plotësimi e tre vakancave, përfshirë edhe Vitore Tushën, të cilët i ka mbaruar mandati që në 2017, por që mund të qëndrojë në detyrë deri kut të zëvendësohet, roli i Xhaferllarit dhe Bejtjas është vendimtar për krijimin e kuorumit prej 6 anëtarësh. 

Po kush janë Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, lidhjet me PD-LSI dhe si arritën të emërohen në gjykatën më të rëndësishme në Shqipëri? 

Sonila Bejtja;
Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtes, një analist pro PD-LSI, bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha. Zonja Bejtja ka punuar si notere që nga viti 2001, ndërsa ka paraqitur letrat edhe si avokate, ndonëse nuk njihet si e tillë. Në prill 2019, doli në pah duke mbrojtur kauzat e PD-LSI, teksa deklaroi në një studio televizive se Parlamenti duhej të shpërndahej, se zëvendësimi i deputetëve të PD-LSI ishte i paligjshëm, se Vetingu ishte me dy standarde, shpalli antikushtetuese disa ligje të qeverisë, mbrojti dekretet e Metës për kthimi e ligjeve të Kuvend etj. 

Ligji përjashton noterët nga kandidimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Por, zonja Bejtja ka paraqitur dokumente në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dsikur ka punuar si avokate 15 vite e disa muaj, nga të paktën 15 vite që parashikon ligji. Gjithashtu, një nga kriteret ligjore është që kandidati duhet të jetë jurist shquar në fushën e së drejtës dhe ligjit. A është Sonila Bejtja një juriste e shquar? Sipas KED, Bejtja është juriste e shquar. Pa kaluar procesin e Vetingut, ajo u propozua nga KED si kandidaturë e vetme për vendin vakant që la Besnik Muçi. Meta nxitoi për ta emëruar pas disa orës, ndërsa një ditë më pas organizoi ceremoninë e betimit. 

Marsida Xhaferllari;
Marsida Xhaferllari ka lidhje të shumëfishta me Partinë Demokratike, ndërsa dy anëtarë të KED kanë shprehur rezerva lidhur me integritetin moral dhe etik saj, për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, nisur nga një raport që fliste për përfshirje të saj në praktika korruptive, në vitet 2001-2002, kur ishte gjyqtare. 

Xhaferllari ka qenë gjyqtare në Fier gjatë viteve 1999-2007. Nga viti 2007 deri në 2013, Xhaferllari ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe drejtoreshës e Drejtorisë së Kodifikimit, duke punuar pranë ish-ministrave të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe Eduard Halimi. Ajo ka qenë edhe këshilltare e ministrave të Berishës në Drejtësi. 

Gjatë periudhës 2008-2013, ka mbrojtur 50 herë degët e qeverisë Berisha në Kushtetuese nga paditë e ndryshme. Në fund të vitit 2009 dhe në fillim të vitit 2010, Xhaferllari ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit me Greqinë, pakt i cili u hodh poshtë nga gjykata si antikushtetues dhe në dëm të interesave të Shqipërisë.

Në janar të vitit 2013 është emëruar në detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke punuar pranë Bujar Nishanit dhe më pas Ilir Metës, të cilët kanë drejtuar KLD. 

Vetingu pa vendim;
Marsida Xhaferllari u përzgjodh me anë të shortit për t’iu nënshtruar procesit të Vetingut, por Komisioni i Vetingut, nuk mori vendim, me argumentin se ajo kishte humbur statusin e gjyqtares, duke punuar për një kohë më të gjatë sa sa e parashikon ligji, jashtë gjyqësorit. Xhaferllari e kundërshtoi këtë vendim, ndërsa paraqiti një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar që t’i nënshtrohej Vetingut. 

Ndërkohë që Xhaferllari kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Në tetor, të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte kualifikuar Xhaferllarin si kandidate për në Kushtetuese. KED i dërgoi Metës një listë me 4 kandidatë për një vend vakant. Në krye të listës ishte Arta Vorpsi. E fundit në listë ishte Xhaferllari. Ligji për Kushtetuesen parashikonte që Meta kishte 30 ditë kohë për të emëruar njërin kandidat në tre vendet e para dhe jo të katërtin. Me skadimin e këtij afati, kandidatja e e renditur e para me pikë nga KED, konsiderohej e emëruar. 

Manovra e Metës;
Afati 30 ditor skadoi dhe në mungesë të veprimit të Metës, Arta Vorpsi u zgjodh anëtare automatikisht. Por, që Arta Vorpsi të niste detyrën, sipas ligjit, duhej të betohej në Presidencë. Ceremonia e betimit u refuzua nga Meta, ndërsa Vorpsi u betua tek një notere, veprim që nuk parashikohej nga ligji. Ndërkaq, Meta pretendonte se nuk mund ta zbatonte këtë afat ligjor, pasi radha për të zgjedhur anëtarin, ishte e Kuvendit. 

Në tejkalim të afatit 30-ditor, Meta emëroi Xhaferllarin në vend të Arta Vorpsit, duke kryer një shkelje të katërfishtë; jashtë afati, jashtë listës fituese, pa Veting dhe në vend të Vorpsit. Parlamenti miratoi, në një seancë të jashtëzakonshme në 15 nëntor 2019, një rezolutë që bëri të pavlefshëm dekretimin e Marsida Xhaferllarit. Megjithatë, kjo e fundit u betua me shpejtësi tek Meta, duke nisur detyrën. 

Ikja nga Vetingu;
Pas kësaj lëvizje, Xhaferllari tërhoqi kërkesën në Kolegjin e Apelimit, për Veting. Ajo tha se tashmë Vetingu nuk ishte i nevojshëm pasi ishte verifikuar nga KED. Pra, sipas saj, para se të emërohej në Kushtetuese duhej t’i nënshtrohej Vetingut, pasi u emërua Vetingu nuk duhej. Në një opinion në qershor të këtij viti, Komisioni i Venecias theksonte se në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të emërohej asnjë anëtar pa Veting. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 30/12/2020 08:13

    Ore po' ajo AMERIKONJA si è hongri ket corbe APO PO BON NA NJI LOJ, "E PASKA BO ME KOK TE VET PA ME PYT MU"

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2020 04:27

    Preferencat e tyre politike nuk kane rendesi,rendesi ka qe jane ne detyre vetem 9 vjet qe kalojne shpejt,por Vetingun duhet ta bejne PATJETER.

    Përgjigju
  • Genci: 30/12/2020 03:53

    Shtet karagjoz.Shoh antaret e kesaj Gjykate,dhe iki me vrap,nderroj lajm.Krijimi i shtetit,nga ana jone,eshte i pamundur. Lemeri kush eshte zgjedhur,nga arsimimi,backgroundi,mosha etj. Shqipnia,fatkeqsisht,nuk ka per te pasur kurre shtet serioz.V.K.

    Përgjigju
  • Volti: 29/12/2020 22:56

    Komplet qesharake. Mire keto kane 2 anetare, po te tjeret kush i ka ne pronesi apo me qira? Hajde gazetari hajde.

    Përgjigju
  • Tirona: 29/12/2020 21:15

    Ja nje arsye qe populli duhet te dali ne nje proteste paqesore perpara nderteses se Gjykates kushtetuese qe te detyrohen te dalin para Vetingut dy gjyqtaret e kesaj Gjykate qe nuk kane kaluar siten e Vetingut. Duhet nje proteste e tille nga shoqeria civile e cila duhet te beje nje levizje demokratike......

    Përgjigju
    • Nikla: 29/12/2020 21:43

      Jetoke ne Mars me duket

  • Futjakot: 29/12/2020 21:12

    Perseri fajin e ka Saliu? Po ju ca beni sehir?

    Përgjigju
    • Edi: 30/12/2020 00:59

      Keta jane mire 0o kane smure pupullin

    • Hahs: 30/12/2020 00:26

      Haha keta jane rrace haha

  • Arben Kaca: 29/12/2020 20:47

    Vetem xhaxhi Enveri u vjen hak ketyre krimineleve

    Përgjigju
  • meri: 29/12/2020 20:31

    Si ka mundesi qe,GJ.K te ket antar pa i'u ber vetengu ?...kjo eshte drejtesia e Re ?..Ja perse popullit i mbaroi durimi,dhe i ka humbur shpresa ,se ky vend mund te ndryshoje:

    Përgjigju
  • Kaçgauni: 29/12/2020 19:26

    Maskarenjtë edhe këtë e bënë!!! Populli ka veç një deshirë : të gjithë anëtarët GJ.K i duhen dhën liderit të lavdishëm. I ka të gjitha ; pse të mos ketë edhe këta të dy?! Stë lën maskarenjtë rehat. Ai e ka fajin. Saliu!

    Përgjigju
  • Skorpions: 29/12/2020 19:23

    Keto pidhrobshet nuk kane cfare bejne, nuk bllokojne dot asgje se jane nen kontroll te rrepte te "murit te verdhe" nga Rruga e Elbasanit. Nuk kane privatesi dhe nuk bejne dot gili-vili se ndryshe ikin per lesh bubi. Keko kelyshet e Metes mbeten gjihsesi minorance nuk marrin dot vendim. Kjo eshte me e rendesishme.

    Përgjigju
  • Budva: 29/12/2020 19:15

    Bravo zonja Tusha sherbetore e denje e familjes Meta-Berisha. Vazhdo punen e jepu fund ceshtjeve te Metes edhe pse je thjesht nje gjygjtare pa mandat pasi detyrimet jane te shumta. Crendesi ka nese keto zonja jane zgjedhur anetare te Gj.K. pa veting. Kur e kalove ti vetingun ato do e kishin dhe me te lehte. Motrat e tua jo vetem moren persiper shkollimin e vajzes por dhe pronesine e dy vilave brenda e jashte vendit per te justifikuar babezine tende. Je e zonja si Mona dhe Argita pasi nje çorbe hani. Ne rjeten e Spakut do perfundojne nje dite te gjithe peshqit qe notojne ne ujra te turbullta.

    Përgjigju
    • Podgorica: 30/12/2020 10:02

      Spaku po shikon tokat ku të bëj vilat e veta o derëzi.

  • asl: 29/12/2020 18:40

    Keto jane lojrat e PS PD LSI hajde te mirrni voten qe te tre.Nje vote e bardhe nga gjithe shqiptaret dhe te shkojne ne djall gjithe politikanet e Shqiperise.Mos u a pafsha bojen as dhe ne boten tjeter,njerez pa personalitet shesin dhe nderon e familjes per para.Keni mallkimet e gjithe shqiptareve.Shpresuam tek Rama por...po ndjek dhe ai hapat e Fatos Nanos traditore.

    Përgjigju
  • O tej: 29/12/2020 18:38

    Berisha+ Meta = Bajge

    Përgjigju
  • sapa: 29/12/2020 18:37

    Vetem pushka e zgjidh problemin ne vendin e krimit shqiperi.Keta duhet te pushkatohen pa gjygj.Cfare i kane bere dhe po vazhdojne ti bejne ketij populli edhe djegja me acid eshte pak!

    Përgjigju
  • braqe: 29/12/2020 18:34

    Kohe virusi, neokomunistet qahen se komunistet po kapin gjykatat.

    Përgjigju
  • turi: 29/12/2020 17:24

    radhen e ka Rama per te folur,duket pak absurde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'