Reali i Madridit duket se me lojtarët e tij po arrin të lëri gjurmë edhe në kampionatin Botëror. Statisitkat flasin për lojtarët e La Ligës dhe në veçanti për Realin. Deri më tani janë luajtur 36 takime dhe Reali i Madridit ka fituar 5 trofe për lojtarin më të mirë të ndeshjes.
Ndërkohe nga Barça vetëm Kutinjo ka arritur ta fitojë këtë çmim dy herë me Brazilin. Për sa i përket golave nga Reali i Madridit e kanë gjetur rrjetën: Naço(1), Ronaldo(4), Isko(1), Toni Kros(1) dhe Modric (2). Ndërkohë nga Barcelona e kanë gjetur vetëm 4 lojtarë: Ivan Rakitiç(1), Filipe Kutinjo(2), Luis Suarez(2), Jerri Mina(1).