Kupa e Shqipërisë/ Tirana i falet portierit Kozi dhe penalltive, eliminon Teutën! Vllaznia 'shkërmoq' 6-1 Erzenin! 4 skuadrat gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë/ Tirana i falet portierit Kozi dhe penalltive, eliminon Teutën! Vllaznia 'shkërmoq' 6-1 Erzenin! 4 skuadrat gjysmëfinaliste

Momente nga ndeshjet e sotme

Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale. Këtë të mërkurë dy biletat e mbetura për në gjysmëfinale i kanë marrë Tirana dhe Vllaznia, që kanë eliminuar Teutën dhe Erzenin.

Në "Elbasan Arena" Tirana eliminoi Teutën nga Kupa e Shqipërisë në një ndeshje dramatike, me 120 minuta lojë dhe 14 penallti. Me duelin e parë që ishte mbyllur 0-0, ndeshja në Elbasan nisi më mirë për miqtë nga Durrësi. Ishte Peposhi nga pika e bardhë e penalltisë që kaloi Teutën në epërsi, teksa Tirana barazoi vetëm në minutën 90+8 me Nikqin.

Pas barazimit 1-1 skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, teksa edhe në këto minuta nuk u shënua gol. Më pas ishte koha e "ruletës së penalltive", me Tiranën që fitoi 6-5. Heroi i bardhebluve ishte Leon Kozi, që priti dy penallti.

Vllaznia është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 6-1 kundër Erzenit dhe merr një biletë për më tej. Paçka se rezultati 6-1 tregon shumë, shkodranët s'e kanë pasur të lehtë, me ndeshjen që shkoi me shtesë dhe u deshën 120 minuta për të vijuar më tej. Erzeni sfidën e parë e kishte fituar 2-1 dhe Vllaznia u imponua në shtëpi.

Mala dhe Balaj shënuan në pjesën e parë për avantazhini e dyfishtë të Vllaznisë, teksa Atanda la Erzenin me një lojtar më pak. Autogoli i Stojanovic e dërgoi rezultatin në 2-1 dhe ndeshja u drejtua drejt shtesës prej 30 minutash. Vendasit u treguan të papërmbajtshëm dhe shënuan tripletë me Gomes si edhe Balaj. Kështu, me rezultatin 6-1 sot Vllaznia kalon më tej.

Pas Egnatias dhe Kukësit, sot Tirana e Vllaznia sigurojnë biletat e mbetura për në gjysmëfinale, me shortin e lirë që do hidhet javën që vjen për të mësuar dy çiftet. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 3 prill ndërsa takimet e dyta më datë 24 prill.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

E martë

13:30 Egnatia 3-1 Laçi (1-0)

17:00 Partizani 0-1 Kukësi '3-4 me penallti' (1-0)

E mërkurë

13:30 Tirana 1-1 Teuta '6-5 me penallti' (0-0)

17:00 Vllaznia 6-1 Erzeni (1-2)

* në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Kalimi në gjysmëfinale, Qatip Osmani i Vllaznisë: Duhet ta mbyllnim ndeshjen brenda 90 minutave


Vllaznia ka siguruar biletën e fundit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët fituan 6-1 pas 120 minutave lojë, me Erzenin që ia doli ta dërgonte ndeshjen në shtesë. Pas ndeshjes për MCN trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani tha se të tijtë duhet ta mbyllnin ndeshjen në 90 minuta.

"Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. I shënuam golat në pjesën e parë, kishim një lojtar tepër. Nuk i shfrytëzuam disa raste në fillimin e pjesës së dytë. Morëm një gol që të gjithë e pamë se si e pësuam. Deri në fund të pjesës së dytë na mungonte diçka. Nuk kishte neglizhencë.

Ndoshta mangësi është fakti që nuk e mbyllëm ndeshjen në 90 minuta. Ndoshta 20 minutëshin e parë e lejuam Erzenin të vihej në zotërimin e topit. Ne zakonisht ekipet i presim në bllokun e mesëm. Por nuk e bëmë atë presingun për topin që të shkonte te Balaj. Pasi pësuam golin luajtëm krejtësisht gabim. Vendoseshim gabim, megjithëse kishim një lojtar më tepër", tha Qatip Osmani.

Ora 19:44
Erzeni e dërgon ndeshjen në shtesë, Vllaznia i shënon 6 herë dhe i nxjerr nga Kupa


Vllaznia është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 6-1 kundër Erzenit dhe merr një biletë për më tej. Paçka se rezultati 6-1 tregon shumë, shkodranët s'e kanë pasur të lehtë, me ndeshjen që shkoi me shtesë dhe u deshën 120 minuta për të vijuar më tej. Erzeni sfidën e parë e kishte fituar 2-1 dhe Vllaznia u imponua në shtëpi.

Mala dhe Balaj shënuan në pjesën e parë për avantazhini e dyfishtë të Vllaznisë, teksa Atanda la Erzenin me një lojtar më pak. Autogoli i Stojanovic e dërgoi rezultatin në 2-1 dhe ndeshja u drejtua drejt shtesës prej 30 minutash.

Vendasit u treguan të papërmbajtshëm dhe shënuan tripletë me Gomes si edhe Balaj. Kështu, me rezultatin 6-1 sot Vllaznia kalon më tej.

Ora 17:04
'Mungesa e përqëndrimit s'falet', Edi Martini: Eliminimi nga Kupa më dhemb shumë

1709741085_1705593856edimartini.png
Teuta është jashtë Kupës së Shqipërisë, teksa Tirana i eliminoi në çerekfinale. Dueli pas 120 minutave u mbyll 1-1, ndërsa bardheblutë ishin më të saktë pas penalltive. Pas ndeshjes trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh i keqardhur për gabimet.

"Më erdhi keq për djemtë, kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. E pësojmë në fund me një top të gjatë, është e pafalshme. Një mungesë përqendrimi në fund që nuk falet, aty kishim mbrojtës me eksperiencë, jo të rinj. Më vjen keq më shumë për atë gol të pësuar, nuk duhet të na ndodhë në mënyrë absolute ajo punë.

Më dhemb shumë, sepse do të ishim në katërshe. Edhe gjendja e lojtarëve do të ishte më e mirë. Gjithsesi ditën e hënë duhet të rikuperojmë forcat, duhet të vazhdojmë përpara sepse kampionati është shumë i gjatë dhe koha nuk pret", tha shkodrani për MCN.

Ora 16:55
Kualifikimi i vuajtur në Kupë, Erbim Fagu: Kam besim te lojtarët, Tirana me dëmtime


Tirana u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, kjo teksa mundi 6-5 Teutën me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën në barazim 1-1.

Pas ndeshjes trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu u shpreh i lumtur për kalimin më tej, duke thënë se i beson lojtarëve.

"Jam i lumtur për lojtarët që nuk janë dorëzuar deri në fund. Unë kam besim të plotë te këta lojtarë pasi janë me eksperiencë dhe kualitet. Shpresoj shumë se kjo fitore do të na kalojë ngërcin psikologjik. Dëmtimet? Për momentin nuk mund të jap përgjigje të saktë, janë lodhje, kontraktikime apo ngërce, nesër do të kemi një pasqyrim më të saktë. Ky kualifikim do të na ndihmojë për vazhdimësinë në aspektin psikologjik", tha Fagu për MCN pas ndeshjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori