Kur agresiviteti bie, më e mira del në shoqëri

Kur agresiviteti bie, më e mira del në shoqëri

Shqipëria renditet ndë 10 destinacionet më të mira në Europë

Ndoshta jo të gjithë e përjetojnë si lajm të mirë atë që guida më e rëndësishme e turizmit në botë, Lonely Planet, renditi Shqipërinë e Kosovën mes 10 vendeve më të mira në Europë për t'u vizituar në 2018. Njerëzit janë me të përditshmen e tyre dhe një lajm që nuk prek direkt, do të kalojë si lajmet e tjera rutinë. Por mendoj se gjërat edhe në Shqipëri, muaj pas muaji po ndryshojnë. 

Disa që ishin mësuar me privilegjet e një shteti-fis do të ndjejnë në kurriz peshën e punës, do të qahen e ankohen; disa të tjerë do të lavdërohen, pasi ndjejnë lehtësimet e miqve në pushtet, por nëse normaliteti, rregullat dhe shteti vihen në vend, marrin peshën e tyre, në sipërfaqe do të dalin njerëzit e punës, njerëzit profesionistë e të qetë. Në dritë, si pas çdo furtune, do të dalin më të mirët që sot e kësaj dite vazhdojnë të punojnë pa fjalë e pa zhurmë, në të mirë të vetes e të shoqërisë. 


Renditja e Shqipërisë mes 10 vendeve më të mira për t'u vizituar këtë vit në Europë, është një dritë sinjalizuese e këtij normaliteti mes nesh. Agjencitë e turizmit në botë orientojnë udhëtimet, paketat e tyre përmes këshillimeve të ekspertëve të Lonely Planet apo të mediave prestigjoze, të cilat prej shumë vitesh u kanë dedikuar gazetarë të specializuar njohjeve të vendeve në gjithë Globin dhe renditjes së këshillave nëse vlen apo jo të vizitohen.


Disa shqiptarë po punojnë vërtetë dhe ky përkushtim për qytetërim e shtet po perceptohet jashtë. E nëse gjithnjë e më shumë Shqipëria këshillohet si vend për t'u vizituar (kujtoj dhe media botërore si National Geographic, CNN, The Guardian, Corriere della Sera, La Repubblica etj.) ne duhet të jemi gjithnjë e më të përgatitur këtej. Zoti e natyra na kanë dhënë cilësi të mira si mikëpritja e optimizmi, ambicja për t'u përmirësuar e për të patur si synim më të mirat gjëra që mësuam nga fqinjët apo edhe gjatë të tjera udhëtimeve në këtë tranzicion të stërgjatur.


Kur agresiviteti në vend bie, kur politikanët në kuvend, opinionistët nëpër studio televizive, personazhë të shoqërisë civile, nisin të sjellin harmoninë e jetës (e bardha me te zezën e bashkë me to mijëra ngjyra) pa ulërima e kërcënime të sajuara reciproke, pa ekstreme ndjenjash e ngacmime vizive, atëherë, besoj se më të mirët e shoqërisë, njerëz të punës dhe periferive, dalin vetvetiu në dritë. Nuk flasin ata, por flet puna e tyre. Dhe kur në sipërfaqe del puna e njerëzve më të mirë, është një bekim për të gjithë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail Qemali: 25/05/2018 13:09

    Vetëm politikanët kemi korrupt se populli loqk eshtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë