Të pastrehë që ngrohen me zjarr, qindra të tjerë tek të afërmit! Shijaku i braktisur pas tërmetit: Nuk ka shtëpi me qira!

SHIJAK - Në Shijak asgjë nuk ka aromën e atmosferës festive në prag të ndërrimit të viteve. Rrugicat janë bosh, pa gjallëri, ndërsa lagjja "Luginë", një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit, i ngjason një qyteti fantazmë, të rrënuar e të braktisur. Shiritët dhe kryqet e kuq vendosur në pallatet që u kthyen të pabanueshëm nga tërmeti shkatërrues janë e vetmja panoramë që ofron qyteti. Një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët ende janë të frikësuar, dhe në rastin më të keq, qindra vijojnë të jenë të pastrehuar. Qyteti i vogël që nuk e ka njohur fluksin e ndërtimeve të reja ndër vite, nuk ka as shtëpi me qira ku të mbeturit pa strehë mbi kokë të fusin kokën.

Banesa e Afërdita Berhamit në "Luginë" u shpall e banueshme. Vendi ku ajo gjen strehë për veten dhe fëmijët e saj është kjo çadër teksa ditët e ftohta të dimrit i kalojnë vetëm përmes një zjarri me kartonë. E lënë në harresë është edhe vajza e sja 13-vjeçare, e cila është e paralizuar dhe kërkon një shërbim më të specializuar, ndërsa aktualisht qëndron në kushte të tmerrshme ku gjumin e bën në karrocë.

"Më frikë po rrimë ca do bëjmë, lëvizëm  te arena, aty s'na mbajtën prej të paralizuarës,thanë që do ftohet edhe lëviza.

Ju keni dhe një fëmijë që është e paralizuar?

Ja ku e kam, në karrocë. Kjo është e nuses së cunit që ka lind, kështu që aty po rrimë me frik të madhe. Aty nuk rrihet por nuk kemi çfarë të bëjmë, me frikë të madhe, nuk kemi ku të shkojmë. Na kanë thënë të gjejmë shtëpi me qira, për ne nuk ka shtëpi me qira, kështu që, edhe aty nuk rrihet me frike, rrugëve a rrihet. Ta zej brenda këtë a rrihet? Ka me keq më, e paralizuar të rrijë në çadër e në zjarr, nuk rrihet".

Edhe Gëzim Rreshka është një nga banorët e zonës së Luginës, shtëpia e të cilit është dëmtuar, ashtu siç edhe një biznes i vogël që ai administron.

"Ky pallat ka dalë i pabanueshëm, unë kam pas një biznes të vogël për tu ushqyer, me hëngër bukë. Unë kam një familje veti i pestë dhe këta ma kanë nxjerrë si të pabanueshëm. Unë që prej asaj dite nuk kam punuar fare, jam vetë i pestë pa rrogë pa gjë. Jemi trembur, na kanë thënë që është i pabanueshëm, edhe ne nuk jetojmë me këtu", thotë Rreshka.

Teksa shumë mund të kenë menduar për tryezën dhe festën e ndërrimit të viteve, në Shijak, askush nuk është në gjendje të mendojë për Vitin e Ri.

E moshuara: U tremba shumë të them nona të drejtën,u tremba  se ajo është një çik e rrezikshme na shemb shtëpie e të gjithë. 

Ju si ju gjejnë këto festa pas tërmetit të fuqishëm?

Na gjejnë mirë mi nonë mirë , por jemi trembur, jemi trembur për zotin unë me veten time edhe kur fle në darkë në shtëpi fle me siklet".

Banore: "Me tërmetin e parë dolëm dhe hajt se mbaroi si në shtator, pastaj u futëm brenda ndenjëm edhe pak pastaj ra ky i forti. U munduam të dilnim nuk mund të dilnim dot se kishte shumë lëkundje të forta, shpëtuam fëmijët edhe ndenjëm pastaj përjashta. Gjithë atë kohë deri sot ne jemi të frikësuar, shtëpi me qira unë nuk kam gjet akoma , kam gjet një vend sa kam çuar plaçkat se ke pallati nuk mund të hysh dhe nuk mund të rrish dhe akoma po presim për shtëpi.

Duke thënë se siç thamë kanë kaluar rreth 4 javë dhe jemi në vigjilie të festive të fundvitit, si ju gjejnë juve këto festa pas kësaj fatkeqësie?

Me pak fjalë unë po them si një banore pa shtëpi.

Mes frikës dhe trishtimit që sheh në sytë e banorëve të Shijakut, shumica prej të cilëve janë strehuar tek të afërmit e tyree të tjerë në çadra, kryebashkiaku Elton Arbana pranon faktin që disa banorë kanë mbetur pa strehë, por e argumenton me vështirësitë për të gjetur një shtëpi.

"Ne i kemi ofruar të gjithë familjarëve të prekur nga tërmeti të cilët kanë humbur banesat e tyre, bonusin e qirasë që ofrohet nga shteti. Sigurisht që vështirësitë janë por ajo që familjarët e prekur nga tërmeti kërkojnë është që të kënë një shtëpi me qira sa më pranë punës së tyre sa më pranë banesës së tyre, gjë që është e pamundur sepse në qytetin e Shijakut ka shumë vite që nuk ndërtohen pallate të reja", thotë Arbana.

E vetmja ngrohtësi dhënë banorëve ësht ënjë shportë fundviti dhe premtimi se situata do të kthehet drejt normalizimit me ndërtimin e banesave të reja.

"Sigurisht që e kemi menduar si staf si bashki që t'u qëndrojmë pranë duke u kujdesur për çdo detaj, madje kemi bërë dhe disa shporta me rastin e fundvitit për familjet që janë prekur nga tërmeti. Sigurisht që nuk është si një vit më përpara por do ja arrijmë që t'ia dalim sa më mirë", thotë Arbana për Report Tv.

Në bashkinë e Shijakut janë vlerësuar deri më tani nga grupet e ekpertëve në terren, 25 pallate 5 katëshe të pabanueshme, si dhe 445 ndërtesa 1-3 katëshe të pabanueshme dhe 1300 ndërtesa të tjera me dëme të rënda.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani