Prej kohësh është përfolur në shtypin rozë se Elita Rudi dhe Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërsa pak javë më parë u shkrua se, çifti kishte vendosur që të anulonte dasmën. Por as moderarorja dhe as këngëtari nuk kanë reaguar për lajmet që po përhapen lidhur me jetën e tyre private.
Elita Rudi dhe Gjiko
Ndërsa gjatë moderimit të emisionit të saj, ditën e djeshme, Elita Rudit iu përmend gjatë bashkëbisedimit martesa e saj. Por moderatorja vendosi që të heshtë sërish, duke e anashkaluar me një përgjigje të ftohtë.
“Çfarë martese?”, ishte përgjigjja e Elitës, duke anashkaluar sërish pikëpyetjen që kanë të gjithë fansat e çiftit.
Moderatorja Elita Rudi
Komento